U bënë vite të tëra që zyrtarët e institucioneve të BE-së dhe të vendeve anëtare të saj i thonë Kosovës se ajo një ditë do të anëtarësohet në këtë familje evropiane, përkundër faktit se anëtarësimi është i pamundur pa u njohur nga të gjitha vendet, për shkak të rregullës aktuale në fuqi për (mos)pranimin e anëtarëve të rinj.
Në nëntor pata shkruar në mjetet vendore të informimit se Kosova ndodhet në një rrugë të pa fund për hyrje në BE, pikërisht për këtë arsye.
Qëndrimi i Spanjës në letrën dërguar Komisionit Evropian vetëm se po shpalos gradualisht edhe publikisht të vërtetën e madhe dhe të hidhur për Kosovën për premtimet e maskuara, por edhe të kota nga Brukseli dhe vendet anëtare të saj për ‘perspektivën’ e saj (të pamundur) drejt BE-së.
Tash gradualisht maskat e fjalorit shterpë disavjeçar brenda BE-së po bien. Kjo do të shkaktojë huti dhe një udhëkryq të madh për vet Kosovën dhe qytetarët e saj.
Zyrtarët e institucioneve të BE-së dhe të vendeve anëtare tash gradualisht nuk do të jenë më të besueshëm kur përsëri do të thonë se Kosova ka perspektivë për hyrje në BE. Qytetarët e Kosovës gradualisht do ta humbin besimin ndaj tyre. Ndaj politikanëve kosovarë, për të njëjtin fjalor, po ashtu.
Kjo e vërtetë e madhe, gradualisht do të duhet që të provokojë një të menduar tjetër të vet qytetarëve të Kosovës, të politikanëve të saj, por edhe të vendeve anëtare të saj që ishin më të zëshmit në premtimet ndaj Kosovës për anëtarësim në BE.
Kosova dhe kosovarët gradualisht do të fillojnë që të mendojnë për alternative të tjera.
Dhe alternativa të tilla ka. Shembuj do të duhej marrë Zvicrën, Norvegjinë dhe Islandën. Që të tre këto shtete kanë raporte të forta me BE-në. Ekonomitë e tyre janë të ndërlidhura bukur shumë dhe madje të varura në shkallë të madhe nga blloku evropian.
Në mars të vitit 2006, pak muaj pasi Angela Merkel erdhi në pushtet (Nëntor 2005), ajo pat sugjeruar për vendet e Ballkanit Perëndimor një ‘partneritet të privilegjuar’, Në konferencën për shtyp në 15 mars 2006 doli me një sugjerim të këtillë edhe pse në vitin 2003 në Selanik vendet anëtare të BE-së premtuan anëtarësim të plotë për vendet e rajonit.
Përderisa Kosova nuk do të mund që të anëtarësohet në BE për shkak të pesë shteteve që nuk ia njohin pavarësinë, sugjerimi i para 12 viteve i Merkelit për krejt vendet e Ballkanit, duhet të shqyrtohet nga klasa politike e Kosovës, si alternativë, e jo që të vazhdohet me fjalorin shterpë për perspektivë për hyrje në BE.
Kosova nuk mund të vazhdojë me premtime ëndrrash, kur vet rregullat e zgjerimit të BE-së nuk e lejojnë atë që të bëhet anëtare e plotë.
Përvojat e tre shteteve (Zvicra, Norvegjia dhe Islanda) thonë se jetë të mirë edhe jashtë BE-se, se ka alternativa tjera për të forcuar shtetin, zhvilluar ekonominë dhe mirëqenien e qytetarëve.
Por, për këtë opsion alternativ Kosovës i duhet një partner i fortë, një vend evropian, për ta shqyrtuar dhe gradualisht bërë synim, projekt dhe bërë realitet.
Gjermania është adresa më ë mirë për të ndihmuar që përvojat e tre shteteve të më lartë përmendura të marrin jetë, deri atëherë kur të gjitha shtetet do ta njohin pavarësinë, nëse do të njohin në ndonjë të ardhme të largët.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri