Poezi nga: Langston Hughes
Përktheu: Beti Njuma
Kam njohur lumenj:
kam njohur lumenj të lashtë sa bota e më të vjetër se
rrjedha e gjakut njerëzor në rrembat e njeriut.
Shpirti im është thelluar si lumenjtë.
U zhyta në Eufrat me të zbardhur.
Kasollen time e ngrita ndanë Kongos dhe në gjumë më vuri.
Nilin vështrova dhe mbi të lartova piramida.
Dëgjova këngën e Misisipit kur Abe Linkoln zbriti
në Nju Orlins, dhe pashë shtratin e tij baltak të prarohej tek perëndonte.
Kam njohur lumenj:
lumenj të lashtë, të mugët.
Shpirti im është thelluar si lumenjtë.
(The Negro Speaks of Rivers” është një ndër poezitë më të famshme nga Langston Hughes, kushtuar zërit dhe shpirtit të komunitetit me ngjyrë në kohërat e diskriminimit, pabarazisë dhe padrejtësive racore në Amerikë. Hughes e shkroi poezinë teksa udhëtonte me tren për në Meksiko, ku për një vit do të jetonte me të atin. Poeti, asokohe 18-vjeçar, sapo kish përfunduar shkollën e mesme në Klivlend, ndërsa poezia u publikua një vit më vonë, më 1921, tek “Crisis Magazine” – revista e Shoqatës Kombëtare për Përparimin e Njerëzve me Ngjyrë)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHistoria e fisit Shala
Revolucioni i vitit 1821 në Greqi, ishte revolucion i shqiptarëve!
“Lufta civile shqiptare”
Shqiptarët nëpër dekada: Çfarë kaluan ata në vitet 1919, 1929, 1939… 2019!
Italianët që projektuan Tiranën moderne
Skënderbeu me mbretin e Polonisë dhe Janosh Huniadin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'