Toka është vetëm dy minuta larg mesnatës së fundit të botës, njoftoi revista “Bulletin of the Atomic Scientists” që ka lëvizur akrepin e kësaj ore me 30 sekonda për vitin e dytë radhazi.
Ora nuk ka qenë asnjëherë kaq afër mesnatës që prej vitit 1953, kur SHBA-ja dhe Bashkimi Sovjetik patën arritje të rëndësishme në zhvillimin e armëve bërthamore.
Ky njoftim i bërë sot në Uashington vjen pas veprimit të një viti më parë nga grupi i shkencëtarëve që analizon këtë situatë, të cilët lëvizën orën nga tre minuta në dy minuta e gjysmë larg mesnatës.
“Çdo lëvizje afër mesnatës do të thotë një hap më afër apokalipsit”, thotë grupi.
“Ta konsiderosh situatën bërthamore botërore të parrezikshme do të thotë të nënvlerësosh rrezikun dhe menjëhershmërinë e tij”, thotë Rachel Bronson, presidentja e grupit.
Për të justifikuar këtë mendim ajo citoi “mungesën e parashikueshmërisë se si SHBA-ja mendon për të ardhmen dhe përdorimin e ardhshëm të armëve të saja bërthamore, një paparashikueshmëri që shfaqet në deklarata dhe tweets të bëra nga presidenti i Shteteve të Bashkuara”.
Bronson në marrjen e këtij vendimi theksoi edhe probleme të tjera si, “mungesa e negociatave për të përparuar drejt kontrollimit të armëve dhe të mospërhapjes së armëve bërthamore, testet bërthamore të Koresë së Veriut, pozicionimin bërthamor të Rusisë dhe një rritje të angazhimit drejt armëve bërthamore në Pakistan, Indi dhe Kinë”.
Ora e Fundit të Botës për herë të parë u shfaq në vitin 1947, si një grafikë në faqe të parë të revistës “Bulletin of the Atomic Scientists”.
Në atë kohë ishte vendosur shtatë minuta larg mesnatës.
Në vitet e fundit, grupi ka analizuar rrezikun për botën që vejn jo vetëm nga armët bërthamore, duke përfshirë ndryshimin klimatik dhe teknologjitë e reja si inteligjenca artificiale. /kp/Telegrafi
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“E rrëmbeu” vetura autonome, në vend se ta dërgojë në aeroport – burrit nga Phoenix i dhuroi dhjetëra xhiro nëpër parking
Baba Vanga dhe Nostradamus të dy bënë të njëjtin parashikim të frikshëm për vitin 2025
Video e çuditshme nga rrugët e Zagrebit po përhapet në internet
Apartamenti në Skoci që po lëshohet me qira për 1000 euro bëhet viral – shkak një detaj në tualet
Një burrë lejoi që një inteligjenca artificiale t'i dërgonte aplikime për punë ndërsa ai flinte - rezultatet e befasuan
Fshati italian që ia ndalon banorëve të sëmuren
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025