LAJMI I FUNDIT:

Akademik Ismajli, anëtar nderi i Shoqatës së Linguistëve të Amerikës

Akademik Ismajli, anëtar nderi i Shoqatës së Linguistëve të Amerikës

Akademik Rexhep Ismajli është zgjedhur anëtar i përhershëm nderi i Shoqatës së Linguistëve të Amerikës (Linguistic Society of America (LSA) që është institucioni më i rëndësishëm shkencor për çështje të gjuhësisë.

Njoftimi është dërguar të martën nga drejtoresha ekzekutive e LSA-së, Alyson Reed.


Akademik Ismajli do t’i ketë të përjetshme statusin dhe përfitimet e anëtarësisë.

“Kushtetuta jonë thotë se ‘një studiues i huaj i shquar në fushën e studimeve gjuhësore e që nuk është banor I SHBA-së, mund të zgjedhet anëtar nderi i Shoqatës, në bazë të rekomandimeve të Komitetit Ekzekutiv’”, ka shkruar drejtoresha Reed në letrën e njoftimit për anëtarësimin e Ismajlit.

Linguistic Society of America (LSA) është themeluar më 1924 dhe shërben për promovimin e studimeve shkencore në fushën e gjuhësisë. Është pandan i Akademisë së Shkencave për çështje të gjuhësisë. Boton dy revista, ndër më prestigjiozet në botë: “Language” dhe “Semantics and Pragmatics”.

Rexhep Ismajli (1947) është anëtar i ASHAK-ut që nga viti 1993.

Ndër anëtarët e tjerë të nderit të LSA-së janë disa nga autoritetet më të mëdha të gjuhësisë botërore përfshirë: Michael Halliday, John Lyons, Randolph Quirk, Wolfgang Dressler e Peter Trudgill. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Shtyrja e regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj, ASK tregon procedurat që duhet ndjekur

Shtyrja e regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj, ASK tregon procedurat që duhet ndjekur

Lajme
Bllokohet rruga Prishtinë-Gjilan, disa vetura ngecin në

Bllokohet rruga Prishtinë-Gjilan, disa vetura ngecin në "lloç"

Komunat
Qeveria e Kosovës miraton marrëveshjen me Danimarkën – burgu i Gjilanit do të përdoret për dënimet daneze

Qeveria e Kosovës miraton marrëveshjen me Danimarkën – burgu i Gjilanit do të përdoret për dënimet daneze

Lajme
Pas reshjeve të shiut, bllokohet Prishtina nga kolonat

Pas reshjeve të shiut, bllokohet Prishtina nga kolonat

Lajme
Investim prej 600 mijë euro në Klinikën e Onkologjisë, Kurti e Vitia përmendin rritjen e kapaciteteve dhe cilësinë e shërbimeve

Investim prej 600 mijë euro në Klinikën e Onkologjisë, Kurti e Vitia përmendin rritjen e kapaciteteve dhe cilësinë e shërbimeve

Lajme
Kalo në kategori