Avokatët e të pandehurve për vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smilkovës, presin një gjykim të drejtë nga Këshilli i ri gjyqësor i kryesuar nga gjyqtari Ognen Stavrev. Procesi fillon nga e para, pasi Gjykata Supreme e shfuqizoi aktgjykimin e gjykatave më të ulëta dhe e ktheu lëndën në Gjykatën Penale. Avokati Asmir Alispaq është i bindur se ata mund të dëshmojnë se të pandehurit nuk kanë lidhje me masakrën që ndodhi gati gjashtë vjet më parë.
“Rigjykimi do të thotë fillim, në aspektin e paraqitjes së dëshmive, në pjesën e dëgjimit të të gjithë dëshmitarëve, fillim në pjesën e paraqitjes së dëshmive materiale, fillim në pjesën e paraqitjes së dëshmive verbale, do të thotë procedura fillon nga e para”, deklaroi Asmir Alispahiq, avokat në “Monstra”.
Për Alispahiqin, vendimi i Supremes për ti shfuqizuar aktgjykimet e gjykatave më të ulëta, është dëshmi e mjaftueshme se procedura është kryer me lëshime serioze në vendimmarrje si në Penale ashtu edhe në Gjykatën e Apelit.
“Momenti kryesor është në mosparaqitjen e makinës Opel Omega, për të cilën vërtetë prokuroria pretendon se është dëshmia kryesore, dhe ne si mbrojtje nuk e kemi parë fare, pastaj deklaratat kontradiktore të dëshmitarit të mbrojtur dhe shumë lëshime tjera për të cilat në procedurat e mëparshme, pavarësisht nga paralajmërimet tona gjykata mbeti në qëndrimin se duhet të dënohen”, tha Asmir Alispahiq, avokat në “Monstra”.
Pas vendimit të Supremes për rigjykim, nga burgu u liruan Agim Ismailoviq, Haki Aziri dhe Sami Luta, të cilët dy herë në javë paraqiten në Gjykatë. Në procedurën e mëparshme gjyqësore të pandehurit u dënuan me burgim të përjetshëm, ndërsa dy të akuzuarit e parë u arratisën. Ata ngarkohen për vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smilkovës më 12 prill 2012, ku u vranë pesë persona./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProjekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit
Arrestohet Nol Nushi i PSD-së
Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele
Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagojnë Italia dhe Franca
Edhe Britania reagon për strukturat paralele: Të jenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri