LAJMI I FUNDIT:

Heshtja e pornostares, që i kushtoi 130 mijë dollarë Trumpit

Heshtja e pornostares, që i kushtoi 130 mijë dollarë Trumpit

Avokati i Donald Trump i ka paguar një ylli pornografik 130 mijë dollarë që të mos flasë publikisht, me gjasë për aferën me presidentin e sotëm amerikan, Donald Trump.

Sipas Wall Street Journal, që bazohet në burime anonime, avokati i Donald Trump i ka derdhur paratë në vitin 2016.


Ndërkohë Trump duket se e ka takuar 38 vjeçaren, Stephanie Clifford në vitin 2006 në një kampionat golfi në Lake Tahoe, një vit pas martesës me Melania Trump.

Takimi intim me Clifford, me nofkën “Stormy Daniels”, është zhvilluar më vonë. Michael Cohen, avokati i Trumpit i ka ndërmjetësuar paratë një muaj para zgjedhjeve, pasi ai kishte arritur të negocionte një ujdi për të mos folur publikisht, thotë Wall Street Journal.

Clifford duket se ka qenë në bisedime me ABC News për të folur publikisht për aferën. Nuk dihet, nëse Trump ka pasur dijeni për dhënien e parave.

Edhe më parë presidenti Trump ka mbushur kryetitujt e gazetave për tema të tilla. Gjatë fushatës presidenciale u shfaq një video e vitit 2005, ku Trump krenohej se mund t’i prekësh femrat në kofshë pa ndonjë problem.

Disa gra e kanë akuzuar Trump për ngacmime seksuale. Por Trump ka deklaruar disa herë, se akuzat ndaj tij janë gënjeshtra.

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori