LAJMI I FUNDIT:

Viti i Skëndërbeut, shumë aktivitete edhe në Maqedoni

Viti i Skëndërbeut, shumë aktivitete edhe në Maqedoni

Nën patronazhin e kreut të kuvendit Talat Xhaferi dhe nga ITKSH, ky vit do të shënohet edhe në Maqedoni. Festimet do të fillojmë më 17 janar me akademinë solemne, promovimin e pullës postare dhe shumë aktiviteteve të tjera, njofton RTVM2. Në grupin e punës, janë kycur më shumë institucione, përfshirë TVM 2, universitetet dhe profesorë e ekspertë.

“Ky shënim fillon me 17 janar të këtij viti me Akademinë solemne dhe me promovimin e pullës postale me figurën e Skenderbeut nën përkujdesjen e Postave të Maqedonisë, prmovimi i së ciës do të bëhet të mërkurën filllimisht në Maqedoni dhe më pas pason promovimi i saj në Prishtinë tek Ramush Haradinaj ku do jem dhe unë prezent dhe kështu do bëhet zbatimi i programit për shënimin e datave të vecanta dhe hapja e zbatimit të programit për shënimin e datave të vecanta dhe personaliteteve të shquara gjatë 2018”, tha Talat Xhaferi, kryetar i parlamentit.


Pas vendimit të qeverisë shqiptare për të shpallur këtë vit si vitin e Skëndërbeut, edhe në Maqedoni do të shënohen të gjitha datat e rëndësshme për shqiptarët sivjet. Manifestimet nuk do të mbesin vetëm me shënimin e përvjetorit të vdekjes së Skëndërbeut.

Do të festohet edhe përvjetori i 140 Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, i cili gjithsesi festimin kryesor do ta ketë në Kosovë. Më vonë këtë vit, do të shënohet edhe 110 vjetori i Kongresit të Manastirit më 22 nëntor të 2018, ku padyshim që barrën kryesore të zhvillimit të Manifestimeve do të duhet ta mbajë Maqedonia. E do të jenë festimet për alfabetin e shqioptarëve ato që do të përmbyllin manifestimet grandioze për Vitin e Skëndërbeut.

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori