LAJMI I FUNDIT:

Destinacionet më të mira për pritjen e Vitit të Ri

Destinacionet më të mira për pritjen e Vitit të Ri

Botuesi britanik Lonely Planet, i cili pothuajse pesë dekada ka lëshuar udhëzues të njohur turistikë në botë, ka bërë listën e destinacioneve më të mira klasike rreth botës, ideale për pritjen e Vitit të Ri.

Lista duket kështu:

1. Auckland, Zelanda e Re: Ky është ndër vendet e para ku arrin Viti i Ri dhe vetë Auckland është i njohur edhe për spektaklet e zjarrit për festën e ndërrimit të motmotit.


2. Edinburg, Skoci: Skocezët përfundimin e vitit e shënojnë me kremtimin e njohur si Hogmanay, i cili është i famshëm për paradën e madhe në rrugët e Edinburgut, ndërsa ditën e parë të Vitit të Ri ata lahen në det.

3. Sydney, Australi: Sydney është i njohur për njërin nga fishekzjarrët më të mëdhenj të Vitit të Ri në botë, që mund të shihet dhe përjetohet më së miri nëse shihet nga një anije në ujë.

4. New York, SHBA: “Molla e Madhe” është e njohur për topin e saj të famshëm, i cili lëshohet në Times Square që nga viti 1907, ndërsa ora numëron minutën e fundit të vitit.

5. Rio de Janeiro, Brazil: Nuk ka destinacion më të mirë për pritjen e Vitit të Ri në plazh, dhe ahengu më i madh është në plazhin e famshëm Kopakaban. Edhe ajo është gjithashtu e njohur për fishekzjarrët e saj të paharrueshëm. /KosovaPress/