LAJMI I FUNDIT:

Ristoska: Nuk mund të luftojmë kundër korrupsionit pa reforma në financimin e partive politike

Ristoska: Nuk mund të luftojmë kundër korrupsionit pa reforma në financimin e partive politike

Prokurorja e Prokurorisë Speciale Publike, Lençe Ristoska, thotë se është e zhgënjyer që pas hetimeve të PSP-së për rastin “Talir”, kur u zbulua se në llogarinë partiake të OBRM-PDUKM-së në periudhën nga viti 2009 deri në vitin 2015 në mënyrë joligjore kanë hyrë 5 milionë euro, nuk është zhvilluar debat publik për ndryshime të mundshme ligjore në lidhje me mënyrën e financimit të partive politike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Jam e zgjënjyer që përkundër faktit që ndodhi ndryshim i pushtetit, nuk u zhvilluar debat në lidhje me financimin e partive politike dhe nuk u hap pyetja se si në plan afatgjatë do të luftohet korrupsioni nëse nuk zbatohen reforma të cilat do të shënjestrojnë pikërisht procesin e financimit, transparencën e tij dhe subjektet e përfshira në atë proces”, tha Ristoska për BIRN.

Sipas saj, është e detyrueshme të hapet debat për ndryshime në Ligjin për financim të partive politike, për parandalimin e larjes së parave dhe për informatat e karakterit publik, ku partitë politike janë të izoluara./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Kërcënoi Kurtin në emër të

Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore

Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore

Lajme
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë

Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë

Lajme
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Kalo në kategori