LAJMI I FUNDIT:

Marko Caka, aktori që ka prekur botën e Hollywodit: Flet për bashkëpunimet me Steven Spielberg, J.Lo dhe shumëçka tjetër

Marko Caka, aktori që ka prekur botën e Hollywodit: Flet për bashkëpunimet me Steven Spielberg, J.Lo dhe shumëçka tjetër

Të depërtosh në Hollywood, nuk është punë e lehtë, madje për shumëkënd mbetët një ëndërr e përjetshme.

Marco Caka është ndër emrat që kanë arritur të krijojnë një karrierë të suksesshme në botën e Hollywoodit.

Shkodrani këto i ka arritur të gjitha me vullnet, punë, por edhe talent dhe shpirt prej artisti.


Por, ja që Marko Caka, ia ka dalë faqebardhë të bëhet pjesë e pandarë e filmit amerikan dhe dita ditës po krijon emër dhe lavd dhe kjo nuk është pak.

Vitin që lëmë pas ka qenë në sheshxhirimet e dy filmave të mëdhenj ndërsa në raportuarin e sivjetmë parashihet të merr pjesë edhe në pesë sosh.

Aktori ndonëse ishte shumë i zënë me xhirime, ka gjetur kohë që për Telegrafin të jap, madje me kënaqësi këtë intervistë ekskluzive pas sukseseve të mëdha gjatë vitit 2017.

Marko, vitin 2017 e keni mbyllur me dy filma të xhiruara – The Post dhe The Greates Showman dhe disa filma që janë në post-produksion. Na thoni si e përshkruani vitin që po e lëmë pas?

Marko Caka: Po është e vërtetë flasim për dy filma të mëdha të 20th Century Fox, ku me njërën Greatest Showman që filmuam në fillim të vitit isha tre muaj xhirime dhe isha në të gjitha skenat e aktorit protagonist Hugh Jackman në një rol modest të dizanjerit të show të tij në vitet 1850. I gjithë filmi është vetëm mjuzikëll, pra vetëm skena show ku bazohet më shumë te e gjithë trupa e shout. Kam ndarë momente të bukura të karrierës sime e plot festive dhe nuk janë pak por mbi 400 orë në një sheshxhirim me Hugh Jackman, Rebecca Ferguson, Zack Effron, Michelle Williams etj.
Ndërsa filmi tjetër po i madh, por që mban vulën e Steven Spielberg, The Post kam vetëm një skenë të vogël në atë të shefit të policisë në mbrojtjen të pronares së Washington Post, Meryl Streep nga protestuesit gjatë hyrjes në hotel. Bëhet fjalë për një realizim të madh të Spielbergut që është nominuar për gjashtë çmime të Golden Globe 2018.

Kemi pasur shumë bashkëpunime me yje botërore të kinematografisë, kë do ta veçoni?

Marko Caka: Çfarë të veçojë nga 250 ditë xhirime gjatë një viti, ku në gjitha ditët përjetoj një numër të madh yjesh. Kur themi bashkëpunim në film është në sferën kolektive dhe jo individuale siç e ka muzika. Pra në sferën kolektive dhe sipas orëve të tejzgjatura në sheshxhirim gjatë këtij viti mund të veçoj bashkëpunimin e gjatë me Hugh Jackman e Michelle Williams, Zack Effron.. por me skena më të vogla dhe të ndryshme kam pasur edhe me Sandra Bullock, Jennifer Lopez, Selena Gomez, Al Pacino, De Niro, James Franco, Matt Damon, Rihanna, Kim Kardashian, Vera Farmiga, Millie Bobby Brown, Cate Blaunchet, Anne Hathaway, Adrianna Lima, Ariana Grande, Sarah Poulsen, James Cordon, e sa e sa të tjerë.

Aktori mori si dhuratë librin e Cameron Diazit – “The Body Book”, i cili na mëson se si të ushqehemi, veprojmë, kuptojmë dhe duam trupin tonë

Si është të jesh në krah të bukurosheve si Jennifer Lopez dhe Kim Kardashian?

Marko Caka: Absolutisht që është shumë këndshëm. Kur janë të tilla figurash në sheshxhirim çdo gjë zbukurohet dhe ambienti është shumë festiv. Me Kimin punuam së bashku për disa ditë të njëjtin sheshxhirim por me skena të ndryshme. Ajo është e këndshme por për shkak të popullaritetit ajo është e kujdesshme në daljet e saj. Por në sheshxhirim ajo ka një pavarësi të plotë dhe ndan momente të bukura me kolegët. Të njëjtën gjë edhe J.Lo por Jennifer është pak më e ftohte në marrëdhënieve ngase është shumë e dashuruar jashtë punës, por e ngrohtë në performancë.

Për vitin e ardhshëm do të shtohen numri i filmave. Në cilin zhanër të filmave e gjeni më mirë veten?

Marko Caka: Unë e gjej më mirë veten në zhanrat aksion dhe komedi. Më pëlqejnë karakteret që më përshtaten si investigues, por edhe mafioze sado që nuk jam si natyrë, por për hir të realitetit është më i funksional për jo anglishtfolësit, flas gjithnjë për aksentin, dhe si mesdhetar, ju përshtatëm karakteristikave të italianëve.

Na tregoni pak se si është të punosh me regjisor me famë botërore si Steven Spielberg?

Marko Caka: E kam thënë shpesh dhe po e përsëris është fat për cilindo aktor ta përjetosh Stiven Spielberg nga afër. Dhe këtë fat e kisha në dy filmat e tij të mëdhenj, të nominuara dhe me çmimet Golden Globe dhe per Oscar. Sado në një skenë të vogël të shefit të policisë, përsëri është privilegj kur e mendon se është një film i Spielberg. Nuk përshkruhet fare thjeshtësia e punës së tij, por di të them se është një gjenial i rrallë që pak i vijnë industrisë së filmit hollivudian. Kam pasur fatin të udhëzohem në skenë nga ai se çfarë duhet të bëj gjatë aktrimit, dhe jam ndjerë sikur kam prekur qiellin.

Shkodrani nën e urdhrat e regjisorit Steven Spielberg, i cili ka drejtuar filmin “The Papers”

A do ta shohim Markon në ndonjë projekt filmik hollivudian në rolin kryesor.

Marko Caka: Roli kryesor në filmat e mëdha është një ëndërr për çdo aktor të ri. Absolutisht e shpresoj këtë por gjithnjë duke punuar me vetvete, pastaj asnjëherë nuk i dihet të pamundurës në këtë industri. Më duhet të punoj vazhdimisht më instruktor e partner të tjerë për të rritur nivelin performues të aktrimit sepse vazhdoj të jem me role jo amerikan aksent. Deri tani kam arritur të jem protagonist në një Short film në rolin e Tommy ,i cili do të konkurrojë në disa festivale të filmave. Pra që do të thotë se është një test për të hedhur hapat në filmat e mëdha.

Një sukses ishte edhe anëtarësimi në Unionin e Aktorëve të Hollywoodit. Na tregoni cili ishte çelësi i suksesit?

Marko Caka: Çelësi i suksesit është performanca e vazhdueshme në filma të mëdha sado që në role të vogla, por që krijon besimin tek produksionet e mëdha punëdhënëse, regjisorët, drejtoret e kasteve, agjencitë pra besimi në vetvete për atë që bën duke i marre me më sa e ke hapin ambiciet dhe objektivat atëherë edhe suksesi është më i sigurt. Por gjithnjë duke qenë korrekt dhe i disiplinuar se kemi të bëjmë me industrinë më konkurruese në botë me mijëra e mijëra aplikantë konkurrente. Pra nuk është gjë e lehtë që të fitosh statusin e Unionit me kreditët e regjisorëve të çmimeve Oscar si Stiven Spielberg, Spike Lee e Emanuel Morris., pra gjitha kjo vjen në saje të një pune te vazhdueshme me filmat, të eksperiencës pranë yjeve dhe të klasave të aktrimit.

Marko Caka “selfie” me aktorin Will Smith

Pos këtyre shumë angazhime, keni kohë për veten. Si është një ditë e zakontë, pa punë e Markos?

Marko Caka: Dita ime është shumë e thjeshtë. I jam shmangur totalisht argëtimeve, përpiqem ta shfrytëzoj me gjera të dobishme duke praktikuar, por edhe duke u marre me punë të ndryshme që ndihmojnë pozitivisht në jetën time të përditshme. Jetoj në metropolin më të shtrenjtë dhe me standardin më të lartë në botë që do të thotë se ke përgjegjësi dhe obligime të mëdha, jo vetëm për karrierën, por për jetën në përgjithësi.

Çfarë mesazhi keni për të gjithë ata, që i hyjnë rrugës suaj?

Marko Caka:Mesazhi im është të punojnë shumë për të arritur suksese botërore. Mos të kënaqën më pak duke i kërkuar shumë pak vetvetes. Për të ballafaqohen me sfidat dhe të hyjnë në beteja të audicioneve. Duke pare ambiciet e të huajve shoh se në shqiptarët jemi me dembelet për tu përballur në audicione të mëdha, nuk e kemi kurajon për të konkurruar në rangjet botërore se kënaqemi për tu mburrur brenda”fshatit”tone duke mos i njohur kurrë audicionet sepse favorizohen nëpërmjet rrethit të miqve. Kjo këtu nuk funksionon ,prandaj çdo gjë ka cilësi të lartë dhe çdo prodhim mbetet vepër e përjetshme dhe jo njëperdorimësh. Më vjen keq që shikoj deri se si student që studiojnë për aktrim që pa nisur karrierë duan të shfaqen përpara ekranit televiziv në show televizive. Kjo lloj manie është shumë e rrezikshme për brezat e rinj sepse nuk motivohen aspak për të studiuar dhe praktikuar vazhdimisht me aktrimin. Në të kundërtën e këtyre te njëperdorimshit që shumë shpejt fshihen në memoriet e filmdashësve ka edhe një kontingjent tjetër të madh talentesh që padrejtësia dhe pameritësia ua mbyll portat kudo, duke ua shuar ëndrrat e tyre për sfida të mëdha deri edhe në ato ndërkombëtare. Nuk do ta dëshiroja kurrë ti motivoja për të braktisur vendin e tyre, por kur ata nuk kanë asnjë shpresë rrugë zgjidhjeje, atëherë duhet të qajnë vetë për të sfiduar boten sepse fuqia e talentit te tyre bashkë me vullnetin e tyre mposht gjithçka.Shembull për tu marrë tre artistet me famë botërore, Rita Ora, Dua Lipa e Bebe Rexha, të cilat kanë sfiduar gjithçka në saje të talentit të tyre dhe sot janë një zë i fuqishëm i kombit shqiptar në botë.

Cilat janë synimet, dëshirat dhe planet tuaja?

Marko Caka: E kam thënë ëndrra ime për t’ju bashkuar Industrisë së madhe është realizuar duke qenë pjesë e Unionit. Tani uroj që Zoti të më ruajë shëndetin dhe fuqinë e mendjes, për të qenë në balle të sfidave sepse projektet janë të njëpasnjëshme për të pritur momentin e radhës në atë që unë arrij ta bëj shumë mirë dhe për të qenë me protagonist në film. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Magazina
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së

Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Evropa
Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Magazina

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Botë
Kalo në kategori