Kosova ka bërë një përpjekje të pasuksesshme pak ditë më parë ta shfuqizojë të ashtuquajturën Gjykatë Speciale, e cila do të merret me krimet e shqiptarëve në luftën e madhe në rajon. Kur Thaçi, Haradinaj dhe Veseli, të tre funksionarët e parë të shtetit në Kosovë e përfytyruan se e zgjidhën ose më mirë menduan se e përfunduan procesin e kalimit në Parlament kërkesën për shfuqizimin, ata dështuan. Nuk u arrit kuorumi dhe ky mund të quhet një kthjellim i momentit të fundit, që me sa duket erdhi dhe nga faktori i jashtëm. Në fakt, ka ende hapësirë brenda pjesës ligjore, që të mundësohet një seancë parlamentare ku të merret në shqyrtim kërkesa e disa deputetëve për shfuqizimin e tij. Ani pse ka pak fare gjasa që kjo të ndodhë, sepse disa vija të kuqe nuk mund të kalohen.
Ndërkohë që Kosova po zien për këtë veprim, paçka se janë shpallur pushimet dimërore të Parlamentit, Shqipëria e ka marrë me shumë sportivitet dhe madje më shumë indiferencë. Aq e theksuar është kjo indiferencë për Kosovën, saqë nga Tirana zyrtare nuk pati as edhe kundërshtimin apo reagimin më të vogël protokollar sepse flamuri i Kosovës nuk ishte në vazhdën e flamujve të shteteve, përfaqësuesit e të cilëve znj. Mogherini kish ftuar pak ditë më parë në Bruksel.
Shqipëria ka qenë shumë e përfshirë në luftën e Kosovës me të gjitha asetet e saj. Por, në këtë rast, përballjen me Gjykatën, aseti më i çmuar do jetë aseti human. Ka shumë individë shqiptarë të luftës, që arritën deri në hierarkinë më të lartë të ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përveçse edhe një pjesë shumë të madhe të infrastrukturës kombëtare që u vu në mbrojtje të kësaj lufte. Nuk mbaron këtu. Dick Marty ka ngritur disa padi edhe për strehimoret shqiptare, që serbët i kanë quajtur kampe për transplantet e organeve ndaj robërve etj. Kuptohet se me atë infrastrukturë mjekësore që kish Shqipëria në ato vite, këto hipoteza janë fashitur, por nuk mund të thuhet se janë mbyllur. Sikur të mos mjaftojë kjo, ka një vazhdë të re dëshmitarësh që janë gati për të dëshmuar dhe që mund të zbulojnë realitete të tjera. Nga ato që zakonisht ndodhin në luftëra të tilla.
Në momentet kur flasim, Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, të njohura si Gjykata Speciale për krime të luftës në Kosovë, janë aktive sepse kanë marrë miratimin e Kuvendit të Kosovës në vitin 2015. Që do të thotë përkundrejt kinse naivitetit të madh të deputetëve kosovarë që iu mor firma dhe pastaj kumtuan se nuk e dinin për çfarë, frikës së arsyeshme të VIP-ave pushtetarë të Prishtinës se do arrestohen, por edhe amullinë që e pret Kosovën, kjo Gjykatë do veprojë me të gjithë tagrin e vet. Të mjaftonte të shikoje angazhimin e ambasadorit amerikan Delawie dhe ambasadorit britanik O’Connell, atë mesnatë kur u tha se u përgatit kërkesa e deputetëve kosovarë, të kuptosh sesa rëndësi ka funksionimi i Gjykatës, por edhe fakti se janë investuar shumë para dhe infrastrukturë për këtë strukturë që duhet t’u japë përgjigje disa gjërave të mbetura pezull.
Ndërkohë që Shqipëria në të gjithë këtë proces jo vetëm ka qenë e distancuar dhe përsërit frazat protokollare pro Gjykatës porse më shumë se kaq është krejt indiferente për njerëzit e saj. Megjithë nderimin që kanë marrë militantët shqiptarë në Luftën e Kosovës prej Prishtinës dhe bashkëluftëtarëve kosovarë për solidaritetin dhe përkushtimin e tyre, duket se nga Qeveria e Tiranës nuk është se ka ndonjë lloj nderimi të veçantë për ta. Kjo do të thotë se luftëtarët shqiptarë janë krejt të pambrojtur në rast të ngritjes së aktakuzave ndaj tyre, por edhe të hallakatur përballë një realiteti krejt të vështirë ligjor. Dhe, kur mendon se Shqipëria ndihmoi pa asnjë kusht, edhe përmes përfshirjes direkt në luftë, të vjen keq për ata që mund të përballen. Më e mira është të urojmë që të mos ketë asnjë akuzë për ata, sepse me keqardhje mund të konkludojmë po të jetë për vendin e tyre: ata janë të harruar ashtu edhe si janë në të vërtetë. /Javanews/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSuspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje