LAJMI I FUNDIT:

Bushati tregon pse Berisha ka të drejtë për djegien e mandateve

Bushati tregon pse Berisha ka të drejtë për djegien e mandateve

I ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve të News24,Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati tha se përballë ideve të Bashës për vazhdimin e protestave, mbështet më shumë Berishën i cili ka sugjeruar djegie mandatesh.

Gazetari gjithashtu shprehu mendimin e tij për një aleancë të mundshme mes PD dhe LSI, si dhe foli për përpjekjet e një poli të tretë (Blushi, Topi, Duka, Ndoka, Dule) për të pasur ndikim në ligjin elektoral.

“Përballë Bashës, Berisha ka hedhur idenë e djegies së mandateve, mua personalisht nuk më pëlqejnë protestat. Çdo gjë që është poshtë nivelit të çadrës, do të jetë dështim i radhës për PD.


Lulzim Basha nuk është se ka thënë kategorikisht Jo, e ka lënë mendimin e Berishës si opsion të hapur. Një politikë radikale si kjo që e fut parlamentin në krizë, duhet parë në raport me interesat e vendit. Unë mendoj dhe i parë në këtë këndvështrim do kishte interes një veprim i tillë radikal. Opozitës mund t’i hynte në punë kjo, sepse opozita është e përçarë sot edhe prej zgjedhjeve të bëra nga Basha. Kjo do ishte ftesë për ribashkim, dhe Basha do ndreqte gabimet që bëri me të vjetërit, që udhëhoqën bashkë me Berishën.

Kjo është në interes vetëm të interes të Partisë Demokratike. LSI nuk ka problem për pjesëmarrjen në protestë, por më shumë për kredibilitetin e mënyrës si proteston. Demokratët protestojnë si protestojnë por kanë 5 vite që i bien Ramës, kurse LSI vetëm muajt e fundit. Është shumë e vështirë që nëse LSI nuk bën një vetëpastrim të vetes, të ketë besueshmëri te publiku. Që ta besojmë se akuzat e LSI ndaj Ramës janë të hapura. Kryemadhi e ka refuzuar kategorikisht djegien e mandateve, se i dhembin mandatet e veta që i ka marrë me mundim, se sa një interes më i madh, që të tregojë se pavarësisht pasqyrave që na tregon Rilindja, Shqipëria nuk është një vend normal,” u shpreh Bushati.

Në trend Lajme

Më shumë
Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Drejtësi
Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Lajme
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Kalo në kategori