LAJMI I FUNDIT:

Njerëz të ndryshëm provuan mënyra të ndryshme: Si u përpoqën armiqtë ta vrisnin Adolf Hitlerin!

Njerëz të ndryshëm provuan mënyra të ndryshme: Si u përpoqën armiqtë ta vrisnin Adolf Hitlerin!

Adolf Hitleri u mbijetoi disa përpjekjeve për ta vrarë, gjatë kohës së tij si udhëheqës i nazizmit, por për fatin e mirë të tij dhe të aftësive të rojeve të tij, ai u kishte shpëtuar.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për dhjetëra komplote të cilat i sfidoi, deri kur në vitin 1945 i mori jetën vetes.


Pas zgjedhjes së tij si kancelar në vitin 1933, rojet e sigurisë së Hitlerit morën masa sekrete për ta mbrojtur atë.

Ushqimi i tij u kontrollua çdo ditë para se t’i shërbente atij dhe uji u ekzaminua për substanca toksike.

Por përkundër këtyre, njerëz të ndryshëm provuan në mënyra të ndryshme për ta mbytur atë.

Njëra ndër to ishte para luftës, kur një buqetë me trëndafila u hodh në Mercedesin e hapur të Hitlerit.

Një roje e SS e kapi atë dhe gjeti një helm që mund të absorbohej përmes lëkurës.

Gjithsesi, thuhet se përpjekja më e famshme për të vrarë udhëheqësin e nazistëve ishte operacioni Valkyrie, i nisur në korrik 1944.

Zyrtarët e ushtrisë gjermane planifikuan të vrisnin Fuhrerin brenda selisë së tij kryesore.

Një bombë e vendosur në një çantë shpërtheu por nuk e vrau udhëheqësin nazist. Si përgjigje u arrestuan dhjetëra persona.

Udhëheqësit nazist gjithashtu iu dha një qenush nga një admirues i supozuar në një mision për të vrarë Fuhrerin.

Kafsha ishte infektuar qëllimisht me tërbim por ajo kafshoi një shërbëtor para se të mund të arrinte Hitlerin.

Disa media së voni kanë publikuar disa dosje të supozuara që sugjerojnë se Hitleri ishte gjallë, për më shumë se 10 vjet pas Luftës së Dytë Botërore.

Dokumentet e pakonfirmuara tregojnë se një agjenti amerikan i ishte thënë se shefi i Rajhut të Tretë nuk ishte i vdekur dhe u fsheh në Amerikën e Jugut.

Madje, pamje të dyshuara se i përkisnin Hitlerit u paraqiten tek agjenti, të cilat u skanuan dhe u dërguan tek CIA.

Pretendohej se Fuhrer nuk ka kryer vetëvrasje në bunkerin e Berlinit, por ka ikur në Kolumbi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Evropa
Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Evropa
Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Evropa
Kryeministri sllovak është në gjendje të rëndë shëndetësore pas atentatit ndaj tij

Kryeministri sllovak është në gjendje të rëndë shëndetësore pas atentatit ndaj tij

Evropa
Atentat ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico

Atentat ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico

Evropa
Ekipi i Robert Ficos lajmërohet në Facebook - ata japin informacione të reja për kryeministrin sllovak

Ekipi i Robert Ficos lajmërohet në Facebook - ata japin informacione të reja për kryeministrin sllovak

Evropa
Kalo në kategori