Edhe një herë, Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka marrë një qëndrim të njëanshëm në politikën e jashtme – këtë herë, duke njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit. Dhe, përsëri, Trump ka keqinterpretuar realitetet e Lindjes së Mesme. Duke pasur parasysh se masa e tij e fundit – e cila praktikisht hodhi në erë më shumë se 70 vjet konsensus ndërkombëtar – mund të nxiste një përkeqësim të shpejtë në rajon, është e domosdoshme që Bashkimi Evropian të bëjë një hap përpara.
Politika e administratës së Trump në Lindjen e Mesme mbështetet në një aleancë të ripërtërirë midis Shteteve të Bashkuara dhe Arabisë Saudite. Çdo president amerikan, që nga John F. Kennedy e ka bërë vizitën e tij të parë jashtë vendit ose në Meksikë, ose në Kanada, ose në Evropë. Por jo Trump. Ai bëri një ndalesë në Riad, ku mori pjesë në një takim me 54 vende me shumicë muslimane, dhe mbajti një fjalim acarues që sulmonte Iranin, i cili sipas tij, duhet të dëbohet nga bashkësia ndërkombëtare.
Pas Arabisë Saudite, Trump bëri një vizitë në Izrael, ku lëshoi një tjetër “silurë” retorike anti-iraniane. Arabia Saudite dhe Izraeli nuk kanë marrëdhënie diplomatike, por ata janë të dy aleatë amerikanë dhe kanë një kundërshtar të përbashkët: Iranin. Në nëntor, kreu i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, gjeneral-lejtnant Gadi Eisenkot, u shpreh madje i hapur për shkëmbime informacionesh spiunazhi me Arabinë Saudite, për t’iu kundërvënë Iranit. “Me presidentin Trump,” tha Eisenkot për organin e Arabisë Saudite “Elaph”, “ekziston një mundësi për të ndërtuar një koalicion të ri ndërkombëtar në rajon”.
Forcimi i marrëdhënieve saudito-izraelite është ndihmuar nga princi i ri i kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman (MBS), i cili po ndjek një program modernizimi, si brenda vendit, ashtu edhe në politikën e jashtme. Në fillim të këtij muaji, Salman thuhet se ka propozuar një plan paqeje izraelito-palestinez, që do të ishte shumë i favorshëm për Izraelin, edhe pse qeveritë amerikane dhe saudite i kanë mohuar këto lajme.
Në çdo rast, Trump qartësisht ka kërkuar që të përfitojë nga këto rrethana për të organizuar një grusht shteti diplomatik. Dhe megjithatë, vendimi i tij mbi Jerusalemin i detyron Sauditët të përballen me një dilemë: nëse do të kenë prioritet më të lartë mbrojtjen e çështjes palestineze, apo normalizimin e lidhjeve me Izraelin, si mjet për të frenuar Iranin.
Disa Sauditë duket se shpresojnë për këtë të fundit, duke propozuar të injorohen pyetje të mprehta rreth statusit të Jerusalemit dhe palestinezëve në përgjithësi. Trump gjithashtu u përpoq të shtonte nuancë në deklaratën e tij, duke pohuar se nuk po merrte qëndrim mbi kufijtë gjeografikë të sovranitetit izraelit në Jerusalem dhe se ambasada amerikane nuk do të largohej menjëherë nga Tel Avivi.
Por, siç tha ish-ambasadori i posaçëm amerikan për negociatat izraelito-palestineze, Martin Indyk, amerikanët “mund të përpiqen sa të duan që të kufizojnë dëmin, por nuk do të arrijnë dot, sepse Jerusalemi është një çështje shumë e nxehtë”. Ky realitet u pasqyrua në shpërthimin e protestave nëpër rrugë në të gjithë Lindjen e Mesme, menjëherë pas njoftimit të Trump, edhe pse dhuna në shkallë të gjerë, të cilës i trembeshin disa, nuk ka ndodhur.
Më shumë domethënës është fakti që, Organizata e Bashkëpunimit Islamik mbajti një samit të jashtëzakonshëm në Stamboll, ku anëtarët e saj rikonfirmuan “rëndësinë e kauzës së Palestinës dhe Al-Quds Al-Sharif [Jerusalemit] ndaj Ummetit Musliman”, njohën Jerusalemin Lindor si kryeqytetin e Palestinës, dhe dënuan ashpër veprimet e Trump.
Asnjë mysliman, me sa duket, nuk është i përgatitur të harrojë se Jerusalemi është shtëpia e xhamisë së Al-Aksas, vendi i tretë më i shenjtë në Islam. Mbreti Salman i Arabisë Saudite iu referua xhamisë kur ai paralajmëroi Trumpin, se sa i dëmshëm do të ishte vendimi mbi Jerusalemin. Dhe kur Trump e shpalli vendimin, Mbreti e quajti “të pajustifikuar” dhe “të papërgjegjshëm”.
E vërteta e thjeshtë është se Arabia Saudite nuk mund të distancohet nga kauza palestineze dhe të lejojë vende të tjera si Turqia, apo Irani që të mbajnë flamurin. Kjo do të përbënte një gabim taktik, të ngjashëm me ndërprerjen e marrëdhënieve me Katarin, disa muaj më parë. Gjithashtu do të ishte e vështirë, në mos, që sauditët të mbështesnin befas një plan që ndryshonte rrënjësisht nga Nisma Arabe e Paqes, e njohur si “Nisma Saudite”, e cila u miratua në vitin 2002 dhe u miratua nga Lidhja Arabe këtë vit.
Kështu, skenari i ëndrrave i Trump – në të cilin Arabia Saudite do anonte nga Izraeli për të ushtruar presion ndaj palestinezëve për të bërë paqe – nuk do të materializohet. Së pari, Arabia Saudite nuk është në gjendje të eleminojë pretendimet arabe për Jerusalemin. Së dyti, një strategji që nuk u jep palestinezëve asnjë zë mbi fatin e tyre, dhe fatin e Jerusalemit, kurrë nuk do të ketë sukses. Dhe, së treti, administrata e Trump – përfshirë edhe dhëndrin e tij Jared Kushner, të cilit Trump i ka besuar rolin amerikan në procesin e paqes arabo-izraelite – është e mbushur me biznesmenë dhe jo politikanë, siç vuri në dukje kohët e fundit Kushner. Por Jerusalemi, dhe konflikti Izrael-Palestinë më gjerësisht, është tepër i ndërlikuar, për t’u trajtuar si një marrëveshje biznesi.
Ndonëse Trump nuk e ka përjashtuar zgjidhjen me dy shtete – qasja e miratuar nga Kombet e Bashkuara – ai mund të ketë vënë gozhdën përfundimtare në arkivolin e saj. E vetmja mënyrë për ta shpëtuar atë, apo edhe për t’i bërë izraelitët dhe palestinezët të kthehen në tryezën e negociatave, është të punojë drejt një terreni më të barabartë. Këtu, BE duhet të marrë drejtimin dhe të dërgojë një mesazh mjaftueshëm të fortë, duke njohur menjëherë – pasi që mbi 70% e shteteve anëtare të OKB-së e kanë bërë tashmë – shtetin e Palestinës.
Rruga drejt një zgjidhje me dy shtete duhet të fillojë me Nismën Arabe të Paqes, e cila përcakton se Lidhja Arabe do të njihte Izraelin nëse ai do të tërhiqej në kufijtë e para vitit 1967, ndonëse kjo do të kërkonte një qasje alternative, më graduale. Zgjidhja me dy shtete – që do i lejonte Izraelit të ruante karakterin e vet hebre dhe demokratik dhe do të garantonte qëndrueshmërinë e shtetit palestinez – ende përfaqëson mënyrën më të besueshme të një rrugëdaljeje nga qorrsokaku arabo-izraelit. Por nëse do të arrijmë “ndarjen për shkak të respektit” që Itzhak Rabini shpallte në vitet ’90, nuk ka kohë për të humbur: pika pa kthim po afrohet me çdo ditë që kalon. /Project Syndicate/bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje