LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, gjendja e krizës në kufirin jugor vazhdohet deri më 30 qershor 2018

Maqedoni, gjendja e krizës në kufirin jugor vazhdohet deri më 30 qershor 2018

Me vendim të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm është vazhduar afati për ekzistimin e gjendjes së krizës për shkak vëllimit të rritur të hyrjes dhe transitimit të emigrantëve nëpër territorin e Maqedonisë.

Kuvendi e votoi vendimin me 60 vota “për” në suaza të seancës së sotme të 26-të.
Me sjelljen e Vendimit sigurohet vazhdim i kryerjes së aktiviteteve nga forcat e Armatës të Republikës së Maqedonisë dhe forcat e sigurisë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në funksion të sigurimit, mbrojtjes dhe ruajtjes së kufirit shtetëror. /Telegrafi/