LAJMI I FUNDIT:

Pamje rrëqethëse: I dënuari me vdekje i jep lamtumirën e fundit familjes së tij (Video)

Pamje rrëqethëse: I dënuari me vdekje i jep lamtumirën e fundit familjes së tij (Video)

Janë publikuar disa pamje në të cilat thuhet se shihet momenti kur një i burgosur kinez i dënuar me vdekje u thotë përshëndetjen e tij të fundit familjarëve, pak para ekzekutimit të tij.

I dënuari, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, i quajtur si Li Shiyuan, 30 vjeçar, shihet duke u ofruar një lamtumirë me lot, të dashurve të tij në Daqing, në veri-lindje të Kinës.

Por pasi thuhet se lypte për të mbajtur vajzën e tij për herë të fundit, ai e takon familjen e tij jashtë nga furgoni të burgut – para se të dërgohej për vrasje.


Li përqafon gruan dhe nënën e tij duke qarë, pasi oficerët presin ta çojnë atë në Dhomën Funerale të Daqing për t’i dhënë një injeksion vdekjeprurës.

I burgosuri ulët në tokë dhe përkulet tri herë në shenjë respekti për nënën e tij.

Por vajza e tij e vogël duket e pavetëdijshme se kjo do të jetë hera e fundit që sheh babain e saj. Ajo buzëqesh dhe bërtet “tung, tung, babi” pasi oficerët e çojnë atë në furgon.

Li thuhet se u dënua me vdekje pas vrasjes nga ai të tre njerëzve në maj të vitit 2015.

Ai thuhet se kishte një zënkë me ta në një bar para se t’i ndiqte ata me makinën e tij.

Ndjekja me shpejtësi të lartë përfundoi në një aksident që pa automjetin tjetër të dilte në flakë, me tre burrat që u dogjën deri në vdekje. /Telegrafi/