LAJMI I FUNDIT:

Pamje që tregojnë Hitlerin dhe bashkëpunëtorët e tij duke festuar Krishtlindjet (Video)

Pamje që tregojnë Hitlerin dhe bashkëpunëtorët e tij duke festuar Krishtlindjet (Video)

Disa pamje janë rishfaqur nga mediat e huaja, në të cilat shihen personalitete të rangut të lartë të anëtarëve të partisë naziste, duke festuar Krishtlindjes, një sezon festiv ky gjithashtu i përdorur edhe si mjet për propagandë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje të marra nga Krishtlindjet e shumta, midis viteve 1933 dhe 1944 të cilat tregojnë edhe Adolf Hitlerin duke qeshur dhe duke luajtur me fëmijët dhe më vonë me qenin e tij Blondi, në “strehën” e tij malore.


Gjithashtu, sipas mediave aty shihen edhe figura të tjera të shquara në funksion, përfshirë Herman Goering dhe ministrin e Propagandës Josef Goebbels.

Videoja tregon çiftin duke luajtur me fëmijët dhe duke u dhënë dhurata në një tubim në vitin 1940 – me Goering duke luajtur me humor një helmetë të ushtrisë naziste duke e vendosur atë në një nga kokat e fëmijëve. /Telegrafi/