LAJMI I FUNDIT:

Rutinë tri-minutëshe ushtrimore që ka të njëjtin efekt sa 30 minuta në palestër

Rutinë tri-minutëshe ushtrimore që ka të njëjtin efekt sa 30 minuta në palestër

Përderisa disa njerëzve u pëlqen të shpenzojnë orë të tëra në palestër, pjesa dërrmuese e njerëzve me padurim presin ta përfundojnë një sesion ushtrimor.

Megjithatë, lajmi i mirë është se një ekspert ka zbuluar një rutinë intensive tri-minutëshe e cila është po aq efektive sa 30 minuta në palestër, transmeton Telegrafi.


Fizioterapeuti australian, Kusal Goonewardena, thotë se ushtrimet intensive për një sasi të shkurtër kohore do t’jua sigurojnë të njëjtat përfitime sa një sesion 30-minutësh modest në palestër.

Ai sugjeron një sesion me ushtrime të intervaleve të intensitetit të lartë (HIIT) ku e arrini 85 për qind të tendosjes maksimale për tre minuta.

Këtë mund ta arrini duke bërë ushtrime me litar, duke bërë kërcime apo duke vrapuar sprint.

Ushtrimi është në veçanti i përsosur për ata të cilët duan ta kenë një trup me formë por që nuk u premton koha.

Një rutinë HIIT përfshin një ushtrim të intensitetit të lartë nga 20 deri në 40 sekonda, pasuar me një periudhë të shkurtër pushimi. Kjo duhet të përsëritet rreth 10 herë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Një kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?

Një kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?

Stil
Lajmet propaganduese në mungesë të gazetarisë konstruktive dhe inovative

Lajmet propaganduese në mungesë të gazetarisë konstruktive dhe inovative

Stil
Ushqimi ideal para dhe pas ushtrimeve

Ushqimi ideal para dhe pas ushtrimeve

Aktivitete sportive
Seksi më i mirë: pozat për orgazëm të sigurt dhe intensiv

Seksi më i mirë: pozat për orgazëm të sigurt dhe intensiv

Intimitet dhe Pasion
Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

A e dini se...
Nëse semaforët nuk funksionojnë, kush ka përparësi në kryqëzim? Vetëm shoferët më të mirë do ta dinë përgjigjen menjëherë

Nëse semaforët nuk funksionojnë, kush ka përparësi në kryqëzim? Vetëm shoferët më të mirë do ta dinë përgjigjen menjëherë

Stil
Kalo në kategori