LAJMI I FUNDIT:

Trajnerja e fitnesit tregon ushqimet të cilat ia fryjnë barkun brenda pak minutave (Foto)

Trajnerja e fitnesit tregon ushqimet të cilat ia fryjnë barkun brenda pak minutave (Foto)

Në botën e Instagram-it, shpeshherë mund t’iu duket se të gjithë kanë trup të mirë krahasuar me ju.

Por Michelle Middleton tregon se kjo nuk është aspak e vërtetë, transmeton Telegrafi.

Bodibuilderja nga SHBA ka zbuluar në Instagram se si disa ushqime të caktuara ia fryjnë barkun dhe ia fshehin muskujt e barkut.


https://www.instagram.com/p/Bcg8Takh-aN/

Ajo ka shkruar:

“Shpeshherë i bëjë këto postime të fryrjes së barkut por njerëzit ende befasohen se si më zmadhohet barku. Po, mua më fryhet barku dhe kjo ndodh kur ha ushqime të caktuara”.

“Më herët ngrëna jogurt grek dhe u fryva brenda pak minutave, por ajo fryrje zgjati vetëm disa orë dhe tani jam në rregull”, ka shtuar ajo.

Middleton ka treguar se ushqimet të cilat ia fryjnë barkun më së shumti janë jogurtët, proteinat pluhur, mollët, shalqiri, brokoli, lulelakra, shpargu, etj. /Telegrafi/