Në prag të festave të fundvitit, familja Gecaj e cila gjatë tërë vitit ndihmon familje dhe individë me nevoja të ndryshme, edhe kësaj radhe ka shprehur vullnetin e mirë për të ndihmuar 50 familje skamnore.
Aktiviteti i radhës i bamirësisë nga Gecajt, ka pasur për qëllim të sigurojë artikuj ushqimorë për 50 familje në këtë periudhë të vështirë të dimrit, por edhe t’i gëzojë fëmijët e këtyre familjeve. Ndihmat kanë përmbajtur artikuj ushqimor si miell, vaj, sheqer, mirëpo edhe artikuj të tjerë sikurse dhurata për fëmijë, pasi festave të fundvitit më së shumti u gëzohen të vegjlit.
Familja Gecaj, e ka bërë tashmë traditë organizimin e aktiviteteve të bamirësisë në prag të ndërrimit të moteve. Aktiviteti i sivjetshëm është mbajtur dje më 13 dhjetor 2017, pranë Kullës së Rrustem Gecajt ku janë shpërndarë ndihmat.
Me aktivitetin e sipër përmendur, familja Gecaj edhe një herë dëshmon bujarinë dhe zemërgjerësinë e saj, sepse ky nuk është aktiviteti i vetëm i bamirësisë i organizuar gjatë këtij viti. Aktiviteti i fundit i bamirësisë është zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku janë dhuruar 10,000 euro për fëmijët me sëmundjet e zemrës në Kosovë dhe është vetëm njëri nga aktivitetet e shumta që mund të numërohen gjatë vitit 2017.
Përndryshe familja Gecaj është pronare e vreshtarisë dhe verëtarisë “Stonecastle Vineyards and Winery” L.L.C. në Rahovec i cili është prodhuesi më i madh i verës në Kosovë dhe ndër më të mëdhenjtë në Ballkan. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Vlerësimin kreditor BB nga Fitch Ratings – Power tregon çka përfton Kosova
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale
Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent – një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale
Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'