LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, Qeveria planifikon rritjen e ndihmës financiare për ndërmarrjet komunale

Maqedoni, Qeveria planifikon rritjen e ndihmës financiare për ndërmarrjet komunale

Problemet me të cilat përballen ndërmarrjet komunale ishin temë e bisedave në takimin ndërmjet kryeministrit Zoran Zaev dhe drejtorëve të përgjithshëm të ndërmarrjeve komunale nën organizim të Shoqatës së ofruesve të shërbimeve komunale-ADKOM, informojnë nga shërbimi për shtyp i Qeverisë.

Drejtorët dhe kryeministri kanë diskutuar për problemet e shumta me të cilat përballen ndërmarrjet, ku Zaev ka theksuar gatishmërinë e Qeverisë që sëbashku me komunat të zgjidhin problemet e grumbulluara.

Në kumtesën e dërguar nga Qeveria thuhet se Zaev ka nënvizuar se do të ketë rritje të ndihmës financiare të Qeverisë, si një mekanizëm për zgjidhjen e problemeve të caktuara në funksionimin e ndëmarrjeve publike në nivel lokal.


“Për vitin e ardhshëm në buxhetin bazë, që është në debat, kemi paraparë 938 milionë denarë mjete shtesë për shkollat fillore dhe të mesme dhe për çerdhet për fëmijë. Dhe përsëri pjesa më e madhe e atyre parave është për pastrimin e borxheve. 200 milionë denarë shtesë me riprogramim vendosëm për këto norma të decentralizimit”, tha Zaev.

Kryeministri ka vlerësuar se buxheti është projektuar që të mundësojë stabilizim financiar dhe ekonomik të shtetit dhe ka shprehur garanca të fuqishme se Qeveria është e dedikuar në forcimin e vetëqeverisjes lokale, gjë që do të afrojë vendimmarjen te vetë qytetarët, por edhe do të japë reflektim pozitiv në punën e ndërmarrjeve komunale./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Lajme
Shqipëri-Ukrainë, prodhim armësh: Zbardhet marrëveshja 10-vjeçare për sigurinë e mbrojtjen

Shqipëri-Ukrainë, prodhim armësh: Zbardhet marrëveshja 10-vjeçare për sigurinë e mbrojtjen

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Kalo në kategori