LAJMI I FUNDIT:

Trajnerja e Janet Jackson zbulon se si ka arritur të heqë më shumë se 30 kilogramë pa kardio-ushtrime

Trajnerja e Janet Jackson zbulon se si ka arritur të heqë më shumë se 30 kilogramë pa kardio-ushtrime

Trajnerja e saj zbulon sekretin e transformimit të pabesueshëm.

Janet Jackson ka arritur që të heqë peshën impresive prej 30 kilogramësh pa kurrfarë kardio-trajnimesh, falë regjimit të posaçëm, të cilin ia ka përgatitur trajnerja.

Dhe, për femrat e shumta të cilat heqin të zitë e ullirit me tepricën e kilogramëve, apo vetëm dëshirojnë që trupin e tyre ta çojnë deri në përsosmëri, trajnerja profesioniste, Paulette Sybliss, zbulon truqet e veta.


Kam filluar ta trajnoj gjashtë javë pas lindjes. Kemi pasur orar goxha intensiv. Kemi ushtruar minimum katër herë në javë, ndërkaq vetë trajnimi kurrë nuk ka zgjatur më pak se 45 minuta, por as më gjatë se një orë, thotë ajo.

Janet në fillim ka pasur vetëm një dëshirë – ka dëshiruar që shpejt të humbë tepricën e kilogramëve, mirëpo Paulette ka pasur ide tjetër dhe ka dëshiruar që të fokusohet në muskujt e saj, transmeton Telegrafi.

– Kam menduar që ka për të humbur shumë kilogramë, mirëpo unë e kam ditur që nuk ka. Mund të shihni se si duket tani. Beli i është në miniaturë. Duket mrekullueshëm dhe në formë, mirëpo njësoj është edhe e shëndetshme, shpjegon ajo.

Mirëpo, për të arritur deri te pesha dhe dukja e dëshiruar, Janet as që ka guxuar të mendojë për kardio-ushtrimet.

– Kemi punuar tri deri në katër ushtrime me pesha, bashkërisht. Në atë mënyrë ngremë numrin e rrahjeve të zemrës, mirëpo krijojmë edhe efektin e djegies së yndyrës, shton Paulette.

Sipas fjalëve të saj, Janet tani vetëm duhet të mbajë peshën e vet me ushqim të shëndetshëm dhe me trajnime të herëpashershme. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Fluturimi më i shkurtër në botë që zgjat vetëm një minutë e gjysmë

Fluturimi më i shkurtër në botë që zgjat vetëm një minutë e gjysmë

A e dini se...
Vlogeri vizitoi “qytetin më të afërt me hapësirën” ajo se çfarë zbuloi ishte ‘tmerruese’: Nëse ferri ekziston, ky vend i afrohet

Vlogeri vizitoi “qytetin më të afërt me hapësirën” ajo se çfarë zbuloi ishte ‘tmerruese’: Nëse ferri ekziston, ky vend i afrohet

A e dini se...
Zakonet e këqija të çdo shenje të horoskopit

Zakonet e këqija të çdo shenje të horoskopit

Astrologji
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Katër shenjat e horoskopit janë në pritje të ndryshimeve të mëdha në janar: Jeta e tyre po ndryshon nga themeli

Katër shenjat e horoskopit janë në pritje të ndryshimeve të mëdha në janar: Jeta e tyre po ndryshon nga themeli

Astrologji
Horoskopi vjetor për 2025: Një periudhë e stuhishme me ndryshime të mëdha dhe mundësi të reja

Horoskopi vjetor për 2025: Një periudhë e stuhishme me ndryshime të mëdha dhe mundësi të reja

Astrologji
Kalo në kategori