LAJMI I FUNDIT:

Berzati shkarkohet nga posti i zëvendësministrit, ankohet se i kushtoi shqipja (Video)

Berzati shkarkohet nga posti i zëvendësministrit, ankohet se i kushtoi shqipja (Video)

Me nënshkrim të kryeministrit Ramush Haradinaj, Fatir Berzati nga Partia e Bashkuar Gorane, u shkarkua nga posti i zv.kryeministrit.

Ky i fundit pretendon se kjo i ndodhi sepse ai në një mbledhje të qeverisë së Kosovës, lexoi një raport në gjuhën shqipe, dhe Kosovës iu referua si republikë.


Leximi në gjuhë shqipe dhe përsëritja e fjalisë (Republika e Kosovës), e hoqi nga posti i Zëvendësministrit të zhvillimit Ekonomik, thotë Berzati në një intervistë për Klan Kosova.

Ai po ankohet se nga një fjalim i 13 tetorit në qeveri, pati presion të madh nga kryetari i partisë së tij, Adem Hoxha.

Fatir Berzati u bë Zëvendësministri i parë që u largua nga kabineti qeveritar i drejtuar nga Kryeministri, Ramush Haradinaj.

Ndërsa, në qeverinë Haradinaj, kanë thënë se shkarkimi i Berzatit ka ardhur nga Lista Serbe, dhe për këtë nuk është përgjegjës kryeministri, pasi kërkesat për emërime apo shkarkime në qeveri të personave që vijnë nga partitë tjera, nuk janë përgjegjësi e kryeministrit, por e partnerit të koalicionit. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

Lajme
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Avdyli nga Lista Guxo thotë se s’ka vija të kuqe për PDK-në, reagojnë analistët

Avdyli nga Lista Guxo thotë se s’ka vija të kuqe për PDK-në, reagojnë analistët

Lajme
Kosova përshëndet zgjedhjen e Afrim Gashit në krye të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut

Kosova përshëndet zgjedhjen e Afrim Gashit në krye të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut

Lajme
Berisha “non grata” në Britani - brenda katër javësh gjykata shpall vendimin

Berisha “non grata” në Britani - brenda katër javësh gjykata shpall vendimin

Lajme
Vërshohet Podujeva pas reshjeve të shiut, Bulliqi akuzohet për keqqeverisje

Vërshohet Podujeva pas reshjeve të shiut, Bulliqi akuzohet për keqqeverisje

Lajme
Kalo në kategori