Një klub i paintball-it, një lojë sportive që shfrytëzon topa me ngjyra dhe uniforma për të simuluar beteja, në Bosnjë dhe Hercegovinë, ka njoftuar se do ta padisë një rrjet televiziv, pas raportimeve se klubi është një njësi paramilitare që po formohet jashtëligjshëm nga anëtari i Presidencës së vendit, Bakir Izetbegoviq.
Përplasja filloi kur gazeta nga Beogradi, Vecernje Novosti, raportoi më 25 nëntor se Izetbegoviq ka trajnuar jashtëligjshëm më shumë se 9 mijë boshnjakë.
Televizioni ATV në Banja Llukë, që ndodhet në Republikën Srpska, ka shkuar edhe një hap më larg, duke shfaqur fotografi të milicisë, për të cilat ka thënë se i ka siguruar në mënyrë ekskluzive.
Fotografitë shfaqin disa burra të veshur me rroba ushtarake dhe duke mbajtur armë – për të cilat klubi thotë se janë armë ajri, që hedhin topa të butë të mbushur me ngjyrë.
Klubi “Crnja Munja”, ose “Vetëtima e Zezë”, i ka cilësuar raportimet si ‘gënjeshtra të neveritshme dhe trillime’ që janë bërë nga ana e mediave, pa ndonjë tentativë për të verifikuar vërtetësinë e lajmit.
“Për këtë arsye, dhe për faktin se klubi jonë është më i madhi dhe më i famshmi në Bosnjë dhe Hercegovinë, ne besojmë që gazetarët nga ky televizion nuk e kanë publikuar rastësisht artikullin kundërthënës, por se prapa gjithë këtij rrëfimi qëndrojnë faktorë të tjerë, që kanë për qëllim krijimin e frikës e panikut te qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës”, ka thënë ky klub në një njoftim për medie.
“Klubi tashmë e ka raportuar televizionin e përmendur tek Agjencia e Rregullatorit të Komunikimeve të Bosnjës, të cilët i kemi njoftuar për materialin kundërthënës. Ne nuk do të ndalemi vetëm me kaq, dhe po përgatisim një padi gjithëpërfshirëse, për shpifje dhe dëmtim të reputacionit, dhe shkaktim të dëmit ekonomik për klubin tonë,” thuhet tutje në njoftim, raporton REL.
Bosnja ka qenë e dëmtuar nga tensionet e brendshme në mes të boshnjakëve– popullsisë myslimane boshnjake – kroatëve dhe serbëve.
Ky vend ka qenë pjesë e Jugosllavisë deri në shpërbërjen e shtetit komunist në fillimin e viteve 1990, dhe ka shpallur pavarësinë në mars të vitit 1992, duke shkaktuar një luftë civile në mes të popullsive myslimane, kroate e serbe.
Lufta, që përfundoi pas intervenimit ndërkombëtar në dhjetor të vitit 1995, shkaktoi vdekjen e rreth 100 mijë njerëzve dhe zhvendosjen e rreth 2.6 milionë të tjerëve.
Në raport, televizioni ATV e ka pyetur Izetbegoviqin nëse ai është duke formuar një njësi paramilitare, por ai nuk e konfirmon dhe as a mohon një gjë të tillë, duke thënë se “asnjëherë nuk do të ketë problem nga ne”.
Agjencia Shtetërore e Hetimit dhe e Mbrojtjes e Bosnjë e Hercegovinës ka thënë se nuk ka “njohuri rreth formimit të milicive paralele/sekrete në vend, që pretendohet se po koordinohen nga një anëtar i Presidencës boshnjake”.
Bazuar në faqen e Facebook-ut, Klubi është një “organizatë joprofitabile, joqeveritare, që e promovon paintball-in si sport”.
Që nga përfundimi i luftës në vitin 1995, Bosnja është ndarë në dy entitete – Republika Srpska dhe Federata kroate-myslimane.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëUkraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
Zelensky flet për ofensivën ruse në rajonin e Kharkivit
Një pjesë e mbeturinave hapësinore ra në një fermë në Kanada
Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare