Gëzim i pafund, emocione të pa përshkruara dhe lotët e gëzimit, edhe sot ishin të pranishme në fytyrat e secilit familjar të të akuzuarve në rastin “Monstra”, raporton Tv Shenja.
Ata e kishin të vështirë të flisnin pasi ende ishin në huti nga fakti që familja tani është bashkuar dhe nuk po arrinin të çmalleshin mes vete dhe ta kompensonin kohën e humbur që e kanë kaluar ndarasi.
Po ashtu kishte edhe shumë familjarë, të afërm dhe dashamirë që vazhdimisht po vinin për t’u përshëndetur me tashmë të liruarit në burg shtëpiak. Haki Haziri, njëri prej të akuzuarëve që mbrëmë iu bashkua gjirit familjar, thotë se nuk mund t’u besojë këtyre momenteve që gjendet pranë familjes.
Haki Aziri, i akuzuar në rastin ‘Monstra’
“Emocionet nuk mund të përshkruhen. Për neve janë ende si shok, ende jemi si në gjumë, nuk e besojmë. Se sikur na erdh edhe shok kur na kanë arrestuar ashtu na erdh si shok edhe mbrëmë. Po kemi qenë të bindur çdoherë se jemi të pafajshëm dhe se drejtësia do të del në vend”.
Bedri Ajdari thotë se të akuzuarit e këtij rasti, prapa grilave i ka mbajtur politika dhe jo organet gjyqësore.
Bedri Ajdari, familjar
“Gjithmonë kam qenë optimist, asnjëherë nuk e kam humbur shpresën sepse kam qenë i sigurt se këto kanë qenë të pafajshëm dhe luftën e kemi bërë përmes mjeteve të thjeshta, me përkrahjen e popullit, të mediave shqiptare dhe gjithë shqiptarëve kudo që kanë qenë. Optimizmi na ka mbajtur gjallë dhe me kurajon që shqiptarët na e kanë dhënë vazhduam dhe erdhëm deri te gjysmë lirimi i të akuzuarve dhe shpresoj që kjo të përfundoj përfundimisht”.
I akuzuari tjetër Sami Luta shprehet shumë optimist se një ditë do ta triumfojnë edhe lirinë e plotë dhe se për këtë gëzim që po e përjetojnë familja e tij është meritë e gjithë shqiptarëve gjithandej.
Sami Luta, i akuzuar në rastin ‘Monstra’
“Ndjenja nuk përshkruhet, është një ndjenjë që nuk e kemi pasur asnjëherë. Metëvërtet është një gëzim. Këtë gëzim e arritëm me ndihmën e shqiptarëve, na ndihmuan ato që familja ime që e ka këtë gëzim, e ka vetëm me meritën e shqiptarëve që na ndihmuan. Për tu çmallur, ende nuk jemi adpatuar, është vetëm një ditë që të thuash se është liri, por shpresojmë se do ta arrijmë edhe atë lirin që duhet, jo vetëm këtë liri të kufizuar”.
Ndërkaq ajo që po shijon më së shumti këto momente, ishte nëna e Samiut, Ibadete Luta, e cila nuk arrinte dot ta përshkruante gëzimin që tani djalin e ka në shtëpi.
Ibadete Luta, nëna e Samiut
“Besoj se si të bëhet rigjykimi do të gjinden vrasësit e vërtetë dhe siç po e shihni djali doli i pafajshëm…Sedi si të ju them, nuk mundem me besu që djalin e kam pranë. Jemi gëzuar të gjithë familjarët, ka qenë shumë emocionuese, gjithë jemi gëzuar”.
Edhe për Agim Ismailoviçin emocionet janë të mëdha aq sa nuk ka mundur të bëjë aspak gjumë, duke mos besuar që përfundimisht natën po e kalon në shtëpi.
Agim Ismailoviç, i akuzuar në rastin ‘Monstra’
“Prej mëngjes deri tash, me mysafir…Gëzim më të madh nuk ka, gëzim i madh. edhe pse momentalisht nuk është në atë gjendjen siç ka qenë, por përsëri nëna është nënë edhe e sëmurë edhe e shëndosh…shpresoj që do të vijnë ditë më të mirë se sa këta 5 vite e 7 muaj”
Nëna Barije e cila përveç gjendjes së përkeqësuar që nga mbyllja e djalit të saj Agimit në burg, lotët nuk e linin që të thurte fjalët.
Barije Ismailoviç, nëna e Agimit
“Më është freskuar zemra, por e keqja nuk harrohet. Kam hequr shumë. E kam sjellur punën që nuk po mundem në këmbë të zgjohem”.
Vendimi për lëshimin e tyre në burg shtëpiak erdhi pasi Gjykata Supreme e mori lëndën “Monstra” dhe vendosi për rigjykim të gjithë këtij procesi, ndërsa ndërkohë të akuzuarit të mund që të mbrohen në liri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’
Arrestohet Nol Nushi i PSD-së
Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit
Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri