LAJMI I FUNDIT:

Mitet dhe faktet: Gjithçka që duhet të dini rreth HIV-it

Mitet dhe faktet: Gjithçka që duhet të dini rreth HIV-it

Çfarë është HIV-i dhe si t’i dallojmë faktet dhe mitet? Dr. Elizabeth Kershaw-Yates ka treguar se çfarë duhet e çfarë jo të besoni rreth kësaj sëmundje!

MITET


1. HIV-i i prek vetëm meshkujt homoseksualë

Përderisa meshkujt homoseksualë janë të prekur në mënyrë disproporcionale, shumica e diagnostikimeve të reja në Mbretërinë e Bashkuar janë të komunitetit heteroseksualë, ndërsa një pjesë e madhe e tyre janë femra. HIV-i nuk diskriminon – i prek personat e të gjitha gjinive, orientimeve seksuale, moshave dhe racës, transmeton Telegrafi.

2. HIV-i mund të transmetohet përmes pështymës

Njerëzit shpeshherë brengosen se mund ta marrin sëmundjen duke e ndarë pijen me dikë tjetër, apo duke u puthur me dikë që është HIV pozitiv. Por kjo nuk është e mundur. Virusi nuk mund të mbijetojë shumë gjatë jashtë trupit të njeriut – prandaj mund të shpërndahet vetëm përmes lëngjeve trupore, si gjaku, sperma, qumështi i gjirit, etj.

3. Gratë shtatzëna ua transmetojnë virusin fëmijëve të tyre

99 për qind e grave të cilat janë të infektuara me HIV dhe trajtohen për këtë sëmundje, nuk ua transmetojnë virusin fëmijëve të tyre. Me përdorimin e tretmanëve, femrat të cilat janë HIV pozitiv janë të afta të lindin fëmijë pa e transmetuar sëmundjen. Kjo është arsye tjetër se përse duhet të testoheni rregullisht, dhe nëse e keni virusin, ta filloni trajtimin sa më herët.

4. Diagnostikimi me HIV do të thotë “dënim me vdekje”

Fatkeqësisht, në shtetet të cilat janë në zhvillim, përqindja e vdekjes nga HIV-i është ende e lartë. Por në Mbretërinë e Bashkuar, është krejtësisht e mundshme që personat me HIV të bëjnë jetë të gjatë dhe të shëndetshme – përderisa kanë qasje në trajtimin e duhur.

FAKTET

1. Ka dallim mes HIV-it dhe AIDS-it

HIV-i është sëmundja e cila e sulmon sistemin tonë të imunitetit dhe na bën më të lehtë të kapim infeksione. Por AIDS-i është emri me të cilën përshkruhet sëmundja kur sistemi i imunitetit veçse është dëmtuar rëndë nga HIV-i.

2. Ka trajtime për HIV-in

Pavarësisht se nuk ka shërim, virusi mund të trajtohet me medikamente antiretrovirale, të cilat e ndalojnë virusin të riprodhohet në trup. Kjo i jep sistemit të imunitetit kohë ta riparojë veten dhe i parandalon dëmet e mundshme.

Në fakt, një ilaç i quajtur PrEP mund të përdoret për t’i ndihmuar njerëzit të mos e fitojnë fare virusin. Është e rëndësishme ta përdorni këtë ilaç nëse jeni të rrezikuar nga HIV-i. P.sh., nëse bëni seks të pambrojtur anal, i cili është faktor i lartë i rrezikut, nëse përdorni droga rekreative si GHBI-ja, etj. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Arsyet e mundshme pse ju plasariten buzët dhe si t’ia bëni që të mos ju ndodhë më!

Arsyet e mundshme pse ju plasariten buzët dhe si t’ia bëni që të mos ju ndodhë më!

Shëndetësi
Kalo në kategori