LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, nesër vazhdon seanca e Komisionit për financim dhe buxhet

Maqedoni, nesër vazhdon seanca e Komisionit për financim dhe buxhet

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë për nesër është paralajmëruar vazhdimi i seancës së Komisionit për financim dhe buxhet në të cilën filloi Propozim-buxheti për vitin 2018.

Debati për buxhetin filloi të hënën më 27 nëntor dhe sipas rregullores zgjat 10 ditë pune. Për dje u paralajmërua vazhdimi, por pas informacioneve për arrestimet për dhunën në Kuvend më 27 prill të këtij viti, në mesin e të cilëve edhe deputetë, seanca u shty fillimisht pa arsyetim zyrtar, që pastaj të theksohet se ajo është bërë për shkak të arsyeve teknike.

Sipas rregullores për punë të Kuvendit, debati i përgjithshëm dhe debati rreth amendamenteve për propozimin e buxhetit në seancën e trupit punues amë dhe të Komisionit ligjdhënës-juridik mund të zgjasë më së shumti dhjetë ditë pune. Materiali nga seanca me amendamentet e pranuara sërish dorëzohet në Qeveri, e cila përgatit propozim të plotësuar. Qeveria e kthen propozimin e plotësuar deri te Kuvendi, debati i të cilit zgjat më së shumti pesë ditë. Në tekstin e propozuar janë parashtruar 279 amendamente./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit

Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit

Lajme
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Lajme
Shtyhet seanca për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Shtyhet seanca për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Lajme
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Kalo në kategori