LAJMI I FUNDIT:

Piu helm pas vendimit të gjykatës, ndërron jetë i dyshuari për krime lufte në Bosnjë (Video)

Piu helm pas vendimit të gjykatës, ndërron jetë i dyshuari për krime lufte në Bosnjë (Video)

Një nga gjashtë ish-udhëheqësit politikë dhe ushtarakë kroatë të Bosnjës, ka ngritur një shishe të vogël duke thënë se “ka pirë helm”.

Slobodan Praljak, pas konfirmimit të dënimit me burg, ka thënë: “Unë nuk jam kriminel lufte. E refuzoj vendimin tuaj”. Më pas ai ka pirë diçka nga një shishe e vogël.

“Ai është në gjendje të rëndë”: Mediat kroate japin detajet se si i dyshuari për krime lufte në Bosnjë “piu helmin” në gjykatë (Video)
Lexo po ashtu “Ai është në gjendje të rëndë”: Mediat kroate japin detajet se si i dyshuari për krime lufte në Bosnjë “piu helmin” në gjykatë (Video)

Avokati i tij tha se kishte pirë helm. Pas kësaj Praljak u nxor nga salla e gjyqit në Hagë dhe i është nënshtruar trajtimit mjekësor.


Më pas ai, ai është dërguar në një spital ku ishte thënë se gjendja e tij është e rëndë, ku më pas thuhet se ka ndërruar jetë, përcjell Telegrafi.

Një avokat tregon se si i dyshuari për krime lufte në Bosnjë ka mundur ta fuste “helmin që e piu” në gjykatë (Video)
Lexo po ashtu Një avokat tregon se si i dyshuari për krime lufte në Bosnjë ka mundur ta fuste “helmin që e piu” në gjykatë (Video)

Ndërkohë, presidentja Kolinda Grabar-Kitaroviq ka ndërprerë vizitën zyrtare në Islandë dhe pritet të kthehet në Kroaci.

Ai u dënua me 20 vjet burgim në vitin 2013 për krime në Lindje të Mostarit. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=nDrXz0kaPlo