LAJMI I FUNDIT:

Bushati premton se do ta ndihmojnë Kosovën në liberalizimin e vizave

Bushati premton se do ta ndihmojnë Kosovën në liberalizimin e vizave

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, tha se që nga mbledhja e vitit të kaluar në mes të dy qeverive, ka një bilanc të mirë, por ende të paplotë në drejtim të heqjes së pengesave në shkëmbimet tregtare.

Megjithatë, jetësimi i angazhimeve të marra nga të dy palët, sipas tij, po dëshmon një model bashkëpunimi ndërshtetëror shembullor në rajon, dukë bërë që shumë shpejt të zgjerohet edhe më tej, me Maqedoninë dhe Malin e Zi.

Ai në emër të Qeverisë së Shqipërisë bëri të ditur se do të mbështesin me çdo forcë me gjithë forcë subjektivitetin juridiko-ndërkombëtar të Kosovës, dhe rrugën e saj drejt liberalizimit të vizave, të cilin e quajti proces të vonuar për qytetarët e Kosovës.


“Duke vënë në jetë angazhimet e marra bashkërisht, po dëshmohet një model bashkëpunimi ndërshtetëror shembullor në rajon, model të cilin ne po e jetësojmë edhe me vendet e tjera si Maqedonia, vetëm pas dy javësh dhe Mali i Zi në pranverën e vitit që po vjen, duke plotësuar kësisoj hartën e ndërlidhjes rajonale si me anën e rrugëve e zonave kufitare zhvillimore deri me anën e shkëmbimi të eksperiencave në fushën e integrimit evropian. Më lejoni të përsëris në emër të Qeverisë Shqiptare, angazhimin tonë në mbështetje ndaj Kosovës, për anëtarësimin në NATO dhe në të gjitha proceset që kanë të bëjnë me reformat e sigurisë për procesin e liberalizimit të vizave, një proces i vonuar tanimë për qytetarët e Kosovës”, tha ai.

Mes tjerash Bushati theksoi se funksionalizimin e zonës ekonomike rajonale, nuk e shohin si alternativë përkundër anëtarësimit në BE, por përkundrazi, e shohin si një mundësi për të zhvilluar më tej hapësirën rajonale dhe për të ndihmuar të gjitha vendet e rajonit, në radhë të parë Shqipërinë dhe Kosovën. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Drejtësi
Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Lajme
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Kalo në kategori