Infosoft Systems DAY, bën bashkë prodhuesit më të mëdhenj botëror të teknologjisë informative
Rrugëtimin e saj e kishte filluar në vitet 90-ta në Tirane. Sot kompania Infosoft Group ka 350 punëtorë dhe është prezente në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.
Ajri Shej, drejtor gjeneral i Infosoft Systems Prishtina, të martën në eventin “Infosoft Systems Day” tha se kompania ka bërë së bashku prodhuesit më të mëdhenj botëror të IT-së për të ofruar të rejat më të fundit në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.
“Fokus i yni si Infosoft Systems është investimi në kapacitetet njerëzore profesionale dhe forcimi i partneritetit tonë me prodhuesit më të mëdhenj botëror të teknologjisë, pasi edhe moto e jonë është më mirë së bashku”.
Të rejat më të fundit teknologjike, i prezantoi Andrej Petreski, udhëheqës për Kosovë dhe Maqedoni nga prodhuesi CISCO.
“Tash është krijuar mundësia për të punuar jo vetëm nga shtëpia apo zyra. Tash mund të punosh nga çdo vend. Besojmë se kjo ka krijuar mjaft lehtësira për njerëzit”.
Petreski tha se ideja e CISCO-s ishte që të krijohet platforma që siguron kompanitë me zgjidhje të rrjetit dhe sigurisë së internetit që ata të operojnë në mënyrë të sigurt.
Sipas tij, CISCO ka mundësuar që kompani të ndryshme të punojnë pa pasur frikë që sistemet e tyre do të sulmohen nga hakerët.
“Ne kemi arritur të krijojmë një kompjuter me memorie 2020 GB (Gigabyte). Ju mund ta imagjinoni që është shumë e shpejtë, për dallim nga e vjetra, e cila kishte 64 GB. Do të thotë që ne kemi krijuar diçka të madhe për fuqinë e internetit. Sistemi jonë i proceson të dhënat shumë më shpejt dhe në një kohë të shkurtër, ku organizata të ndryshme të inteligjencës e kanë marrë këtë pajisje”.
Perfaqesuesit nga HPE, Stojche Dimov dhe Radoslav Georgiev thanë se kanë arritur ta krijojnë një kompjuter shumë të avancuar.
“Ne kemi krijuar një strategji për ruajtjen e të dhënave nga një memorie shumë e vogël në një memorie shumë të fortë. Ajo do të ndërtoj një siguri për të dhënat e kompjuterit. Diçka speciale sa i përket ruajtjes dhe sigurisë së tyre, pasi që ne duhet të arrijmë t’i kënaqim konsumatorët tonë”.
Përfaqësuesi i VMware, Nenad Aleksic tha se në dy vitet e ardhshme nuk do të ketë më platforma të fshehta, si puna e uebsajteve, ku konsumatorët do të ndiheshin të sigurt në përdorimin e kompjuterit.
“Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është të ndërtojmë një hyperviser që do ta rregulloj kompjuterin dhe rrjetin tuaj nga servisi në shtëpinë tuaj. Është diçka që do të rregullohet live në ekranin tuaj”.
Përfaqësuesi nga kompania “DELL EMC”, Jovan Pahcevski tha se kanë arritur t’i rregullojnë prishjet e baterive përmes internetit, zbulim ky që e hap një “etapë të re” në fushën e teknologjisë.
“Pos kësaj ne kemi arritur të krijojmë partneritet edhe me IT-të në mënyrë që ne t’i ruajmë pajisjet tona nga ndërhyrjet e jashtme dhe që konsumatorët të ndahen të kënaqur me kompaninë dhe produktet tona”, tha Pahcevski.
Në një tryezë të moderuar nga Infosoft Systems, përfaqësuesit e brendeve më të njohura teknologjike si CISCO, IBM, HPE, VMware dhe DELL EMC vazhduan me prezantimin e të arriturave të tyre në një diskutim të hapur.
Kjo ngjarje e cila u organizua në Prevallë të Prizrenit, me pjesëmarrjen e profesionistëve të teknologjisë nga institucionet qeveritare, sektori bankar dhe organizatat ndërkombëtare prezente në Kosove u cilësua si ngjarja më e mirë e organizuar në Kosovë në fushën e IT-së.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNetflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera
Flash në HTML5
Android më i pasigurti
Apple thuhet se po teston telefonat me portin USB-C
Studimi zbulon se butonat ‘dislike’ dhe ‘not interested’ në YouTube mezi funksionojnë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe