Bill Emmott
A është presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ai që maoistët dikur e quanin një tigër prej letre apo kërcënimet e tij të zhurmshme duhen marrë seriozisht? Kjo pyetje është bërë e madhe, sidomos sa i takon çështjes bërthamore të Koresë së Veriut. Por, pas një turneu 12-ditor të Trumpit në Azi, frika e një konflikti në Gadishullin Korean është zbehur disi.
Megjithatë, i njëjti turne ngriti një tjetër kërcënim që bota ka çdo arsye për ta marrë seriozisht. Në vitin e dytë të presidencës së tij, administrata e Trumpit ka gjasa t’i kthejë sytë nga tregtia, duke sugjeruar që perspektiva e më shumë luftërave tregtare do të rritet ndjeshëm.
Në vitin e tij të parë në detyrë, Trumpi shpesh ka shfryrë për praktikat e padrejta tregtare të vendeve të tjera, siç bëri edhe gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2016, por ai ka bërë shumë pak për t’i kthyer fjalët në vepra. Ky mosveprim është i kuptueshëm. Trumpi po mbështetet te Kina – një nga partnerët më të mëdhenj tregtarë të Amerikës – për të ushtruar presion mbi regjimin e Koresë së Veriut, ndërkohë që bizneset amerikane kanë lobuar fuqishëm kundër çdo mase që mund të pengojë tregtinë.
Megjithatë, kufizimi i dukshëm i Trumpit nuk mund të pritet të zgjasë shumë. Tregtia është një nga fushat e pakta ku mund të thuhet se ai ka një ideologji. “Logjika” e asaj ideologjie mendon se deficitet tregtare janë dëshmi e praktikave të padrejta nga vendet e tjera dhe prandaj duhet të përballen me masa të vështira dhe vendimtare.
Për më tepër, Trump ka një interes politik në ruajtjen e mbështetjes së mbështetësve të tij kryesor. Pas Twitterit, retorika tregtare e Trumpit është arma e tij më e fuqishme. Nuk është kurrë shumë herët për të filluar ndërtimin e një çështjeje për rizgjedhje në vitin 2020.
Deri tani Trump ka qenë i gatshëm të përmbahet përsa i takon çështjeve tregtare, derisa reforma e planifikuar e Partisë Republikane të arrijë në Kongres. Ai nuk dëshiron të rrezikojë shansin e fundit të tij dhe të partisë së tij për të siguruar një fitore të vërtetë legjislative këtë vit. Pasi të mbarojë diskutimi për legjislacionin e taksave – dhe sidomos nëse ai dështon në të njëjtën mënyrë siç dështoi përpjekja e republikanëve për reformën e kujdesit shëndetësor më herët këtë vit – Trump do të dëshirojë të tregojë se ai e ka seriozisht atë që ka thënë për tregtinë.
Tregtia është në qendër të qasjes së Trumpit, “Amerika e Para”, të cilën ai pretendon se do të mbrojë dhe madje do të rikthejë vendet e humbura të punës. Ndërkohë që disa në kabinetin e tij mund të refuzojnë përpjekjet për ta zbatuar këtë slogan për çështje që ata mbikëqyrin, sekretari i Tregtisë, Wilbur Ross, përfaqësuesi i tregtisë së SHBA-ve, Robert Lighthizer, dhe drejtori i Këshillit Kombëtar të Tregtisë, Peter Navarro, ndajnë të gjithë të njëjtat pikëpamje me Trumpin në lidhje me tregtinë.
Secili prej tyre pajtohet me idenë se deficitet e mëdha të tregtisë dypalëshe të Amerikës me vende të tilla si Kina, Japonia, Gjermania dhe Meksika janë dëshmi se Amerika po mashtrohet nga konkurrentët e saj. Trumpi dhe këshilltarët e tij tregtar besojnë se duke reduktuar apo edhe eliminuar ato deficite, ata mund të krijojnë vende pune të paguara mirë për punëtorët amerikanë.
Trump i bëri të qarta pikëpamjet e tij në një fjalim në Samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC) në Da Nang, Vietnam, më 10 nëntor. “Ne nuk do të lejojmë që të përfitojnë më nga Shtetet e Bashkuara,” tha ai. “Do të doja që administratat e mëparshme në vendin tim ta shikonin atë që po ndodhte dhe të bënin diçka për të. Ata nuk e bën, por unë do ta bëj.”
Por, çfarë masash konkrete do të ndërmarrë Trump?
Deri më tani, ai ka braktisur Partneritetin Trans-Paqësor të përbërë nga 12 vende – që kundërshtarja e tij në zgjedhje, Hillary Clinton, kishte premtuar gjithashtu se do ta bënte – dhe hapi negociata me Meksikën dhe Kanadanë për të përditësuar Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut, të cilën presidenti Bill Clinton e nënshkroi në vitin 1994. Kjo është diçka shumë e vogël.
Por, vitin e ardhshëm mund të pritet që Trump ta kthejë retorikën në veprim për dy çështje kryesore. E para është Kina, që Trump e ka veçuar si shfrytëzuesen më të madhe tregtare të SHBA-së. Vetëm në rast se kundërshtimi i Koresë së Veriut përshkallëzohet në mënyrë kritike, ai ka gjasa të fillojë masat antidamping kundër industrive kineze – sidomos në çelik – që mendohen se po i shesin të mirat e tyre nën kosto dhe ai ndoshta do të nisë një sulm të gjerë mbi shkeljet e pronës intelektuale në Kinë.
Këto masa pothuajse me siguri do të shkaktojnë hakmarrje nga Kina. Kina ndihet më e fortë se kurrë në epokën e Trumpit dhe në sytë e kuadrove kineze, mosreagimi me vendosmëri do të ishte një shenjë dobësie.
Fronti tjetër kryesor për Trumpin është Organizata Botërore e Tregtisë, të cilën Amerika e ndihmoi të themelohej në fillim të viteve 1990 si një pasardhëse e Marrëveshjes së Përgjithshme mbi Tarifat dhe Tregtinë e pasluftës. Lighthizer e ka përshkruar sistemin e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të OBT-së si të dëmshme për Amerikën. Dhe tashmë, administrata e Trump po bllokon emërimin e gjykatësve të rinj në panelet e arbitrazhit të OBT-së. Nëse i vazhdon të njëjtën politikë, sistemi i zgjidhjes së mosmarrëveshjes të OBT-së do të prishet brenda disa muajsh.
Me OBT-në jashtë loje, SHBA-ja do të nisë një nismë të re për të goditur marrëveshjet dypalëshe mbi rregullat e tregtisë – një qasje që Trump e mbështeti në fjalimin e tij në APEC. Duke qenë se SHBA-ja mbetet një treg i rëndësishëm për shumicën e eksportuesve, një nismë e tillë do të ketë ndikim.
Vendet aziatike dhe ato evropiane, në veçanti, duhet të përgatiten për më të keqen duke negociuar marrëveshjet e tyre tregtare me njëri-tjetrin për të parandaluar mercantilizmin amerikan. Në fund të fundit, ndërmarrja e një nisme për të rritur tregtinë dhe kontaktet e tjera tregtare është mënyra më e mirë për t’i rezistuar një lufte tregtare.
Duke ringjallur Partneritetin Trans-Paqësor pa përfshirjen e SHBA-së, Japonia dhe vendet e tjera të Azisë dhe Paqësorit janë tashmë në rrugën e duhur. Por nëse është në rrugë e sipër një luftë tregtare nga Trumpi, ata – dhe vende të tjera- do të duhet ta dyfishojnë atë qasje. /Project Syndicate/reporter.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E konfirmon Trump: Zelensky në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar marrëveshjen për burimet natyrore dhe rindërtimin e Ukrainës

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Trump ishte pajtuar me Putinin, por tani Rusia i 'hanë' fjalët për paqeruajtësit në Ukrainë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe