LAJMI I FUNDIT:

Deputeti i PD kujton momentet e fundit me Sokol Olldashin

Deputeti i PD kujton momentet e fundit me Sokol Olldashin

Deputeti i Partisë Demokratike (PD) Oerd Bylykbashi, ka kujtuar momentet e fundit të takimit me deputetin e ndjerë Sokol Olldashi. Dje u bënë 4 vite nga ndarja nga jeta e Olldashit, ndërsa Bylykbashi përmes një statusi në rrjetin social ‘Facebook’ ka kujtuar takimin e fundit me të dhe momentin kur mori vesh për aksidentin.

Statusi i Oerd Bylykbashit


U ndamë rreth orës 13:00 pas mbledhjes se Komisionit të Ligjeve. I thamë njeri tjetrit mirupafshim. Me siguri do të shiheshim të nesërmen serish. Në ora 22:00 dola ‎nga regjistrimi i një debati në një studio TV. Shiu binte litarë rrugës dhe ndërsa ngisja makinën, me vete thoja: ku e gjeti! Sapo parkova, mora një telefonatë. Nuk e besova. Mora një shok që më tha duke iu dridhur zëri “është prerë keq”. Shpresova që të ishte veç plagë. Mora një shok tjetër që ishte në vendngjarje. “Mbaroi!” me tha me zë të fikur. Nuk më benë këmbët të ngjitesha në shtëpi. Njoftova një shok të vjetër që u trondit po aq. Desha ta ndaja gjëmën, nuk e mbaja dot vetëm. Mu kujtua kur u ndamë në drekë me një mirupafshim, mu kujtua kafja e fundit tek Hotel Kotoni. Mu kujtua kur u ngjit në shkallet e drunjta mbi kokat e nxënësve që protestonin dhe të gjithë heshtëm ta dëgjonim ne atë mëngjes shkurti 1991 në palestrën e gjimnazit “Naim Frasheri” dhe nuk e pranoja që ai nuk do të vinte më…ishte shoku i parë i vjetër që nuk do të shihja më kurrë! Ishte si sot, si në këtë ore, 4 vite më parë. ‎/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori