LAJMI I FUNDIT:

Tribunë shkencore për 109 vjetorin e Alfabetit Shqip në Manastir

Tribunë shkencore për 109 vjetorin e Alfabetit Shqip në Manastir

Tribunë shkencore me rastin e 109 vjetorit të Kongresit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe, do të mbahet sot në Manastir.

Pjesëmarrësit në tribunë janë hetues të albanologjisë nga institucionet shtetërore nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria.


Mbulues i ngjarjeve për shënimin e Ditës së Alfabetit Shqipë është zv.kryeministri i angazhuar për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, Hazbi Lika, i cili do të ketë fjalim në tribunë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në hapjen e tribunës do të merr pjesë edhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Maqedoni.

Zv.kryeministri Lika dhe presidenti shqiptar Meta, sot do ta vizitojnë Muzeun e Alfabetit Shqip në Manastir./Telegrafi/