LAJMI I FUNDIT:

Historia e Robert Mugabes, heroit afrikan që u bë diktator patetik

Historia e Robert Mugabes, heroit afrikan që u bë diktator patetik

Mund të përfundonte në një gjakderdhje të madhe, por kreu i indipendentistëve, Robert Mugabe, arriti të negociojë me të bardhët më realistë, duke premtuar nënshtetësi të plotë për të gjithë, në këmbim të një tranzicioni paqësor. Ishte viti 1980, plot 37 vite më parë. Por pushteti absolut korrupton në mënyrë absolute …

Robert Mugabe është 93 vjeç. E mori pushtetin kur ishte dhe 37. Më 16 nëntor, megjithatë, edhe pse nuk u rrëzua zyrtarisht nga frika e reagimeve të pjesës tjetër të Afrikës, ku grushtet e shtetit nuk janë më të mirëpritur, ushtria ka marrë kontrollin e vendit, për të dëbuar “kriminelët” përreth Presidentit të Zimbabve.

Qëllimi i gjeneralëve është në të vërtetë më i kufizuar. Ushtria dëshiron të godasë Grace Mugaben, bashkëshorten e presidentit, një grua e zgjuar 52 vjeçare, me nofkën “blerësja e parë”, “Gucci Grace” ose thjesht “DisGrace (turpi)“.


Grace kishte planifikuar të zinte vendin e burrit të saj, duke e bindur që të largonte zëvendëspresident, i cili do të duhej ta pasonte kur të vinte koha.

Për ushtrinë ishte sulmi i fundit që mund të durohej.

Të bardhët kundër zezakëve

Është një spektakël patetik, fundosja e ngadaltë dhe e dhimbshme, e një njeriu që për shumë kohë ka qenë heroi i Afrikës, i duartrokitur dhe nderuar në botë, pothuaj aq sa Nelson Mandela.

Zimbabve është ish Rodezia, kolonia britanike me bujqësi të lulëzuar të cilës, pronarët e tokave, të bardhë, i kishin shpallur pavarësinë në vitin 1965, për të ruajtur më pas kontrollin e vendit kundër shumicës me ngjyrë.

Nën udhëheqjen e njërit prej tyre, Ian Smith, të bardhët rodezianë shpresonin t’i rezistonin lëvizjes së dekolonizimit, duke e shfrytëzuar për të nxjerrë fitime.

Nuk ishte më fuqia kundër kolonisë, por ishte një përplasje më e drejtpërdrejtë, të bardhët kundër zezakëve, në një betejë në të cilën Londra mori anën e shumicës me ngjyrë.

Mund të përfundonte në një gjakderdhje të madhe, por kreu i indipendentistëve, Robert Mugabe, arriti të negociojë me të bardhët më realistë, duke premtuar nënshtetësi të plotë për të gjithë, në këmbim të një tranzicioni paqësor. Ishte viti 1980, plot 37 vite më parë.

Por pushteti absolut korrupton në mënyrë absolute, dhe ky njeri i mençur përfundoi duke humbur mendjen. Mugabe u bë diktator.

Kur një udhëheqës sindikalist me ngjyrë, Morgan Tsvangirai, u bë aleat me pronarët e mëdhenj të bardhë për t’iu kundërvënë në zgjedhje, Mugabe shpronësoi fabrikat e të bardhëve dhe shtypi brutalisht kundërshtarët e tij politikë dhe sindikalistë. /bota.al/

Në trend Botë

Më shumë
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit

Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit

Botë
Flakët masive rrethojnë dy burra dhe një qen në një shtëpi në Los Angeles, publikohet videoja që tregon momente tensioni

Flakët masive rrethojnë dy burra dhe një qen në një shtëpi në Los Angeles, publikohet videoja që tregon momente tensioni

Amerika
Anija kozmike kap fotografi mahnitëse të planetit më të vogël të sistemit tonë diellor

Anija kozmike kap fotografi mahnitëse të planetit më të vogël të sistemit tonë diellor

Botë
Zjarret në Kaliforni, Blerim Gjoci: Na erdhi urdhri për evakuim, u bëmë bashkë një grup shqiptarësh

Zjarret në Kaliforni, Blerim Gjoci: Na erdhi urdhri për evakuim, u bëmë bashkë një grup shqiptarësh

Amerika
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?

Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?

Botë
'E ardhmja është në duart tona': Shkencëtarët e konfirmojnë, viti 2024 më i nxehti në histori

'E ardhmja është në duart tona': Shkencëtarët e konfirmojnë, viti 2024 më i nxehti në histori

Botë
Kalo në kategori