LAJMI I FUNDIT:

Muzeu i Alfabetit në Manastir mbetet në gjendje të mjerueshme

Muzeu i Alfabetit në Manastir mbetet në gjendje të mjerueshme

Në shikim të parë, ky objekt të jep pamjen e një objekti të rëndomtë për shitjen e pllakave, e në fakt është pikërisht e kundërta. Më 22 nëntor 1908 këtu u mbajt Kongresi i Manastirit ku u vendos për unifikimin e alfabetit të gjuhës shqipe për të gjithë shqiptarët. Në kushte normale dhe vende demokratike këtij objekti do t’i kushtohej një rëndësi e veçantë, ndërsa e kundërta ndodhë këtu. Ky objekt është në gjendje të mjerueshme edhe pas sa e sa premtimeve të dhëna.

Manastiri për shumëkë është asociacion i alfabetit të njësuar të gjuhës shqipe, meqë para 109 viteve në këtë qytet u mbajt kongresi i cili vendosi që shqiptarët e të gjitha trevave të kenë një alfabet. Por objekti në të cilin intelektualët shqiptarë para 109 viteve u përcaktuan për alfabetin latin vazhdojnë të jetë në gjendje të mjerueshme, pa kushtet e nevojshme ambientale, teknike por edhe kuadrovike. Qeveri të ndryshme gjithmonë kanë dhënë premtime dhe deklarata publike, por gjendja në Muzeun e Manastirit edhe pse ka statusin e institucionit shtetëror të kulturës mbetet e pandryshuar.


“Shtëpia e Alfabetit është në gjendje të themi ashtu mesatare, meritën që i takon Shtëpisë së Alfabetit nuk i jepet rëndësinë që e ka, duhet të bëhet më shumë nga organet përgjegjëse të Ministrisë ,të bëhen investime më të mëdha të duket rezultati i asaj shtëpisë. Gjendja është e njëjtë nuk ka ndryshime pozitive Po mendoj dhe realiteti është ashtu, jo vetëm që është ashtu sepse rregullisht shkoj aty dhe rezultate nuk ka”, deklaroi profesori Kamber Kamberi.

Rikonstruimi i objektit varet nga politika e shtetit. Kështu mendon edhe drejtori i Muzeut të Alfabetit, i cili pohon se është siguruar projekt nga fondet e Bashkimit Evropian IPA, me të cilin do të përfundohet rikontruimi i objektit ndërsa kontrata me BE-në parashikon që kjo të ndodh në afat prej 18 muajve. Ndërsa drejtori është optimist edhe për zgjidhjen e problemeve me pronat apo dyqanet në hyrje të Muzeut.

“Sa i përket dyqaneve, pronësia me dyqanet, jemi në një fazë duke shkuar që ti marrim dyqanet dhe mos të figurojnë ato pllakat dhe mjetet sanitare aty poshtë, kemi arritur një marrëveshje me pronarin në bashkëpunimin me Ministrinë e Kulturës janë lejuar disa mjete për të paguar qiranë pronarit të duqaneve. Problemi përfundimisht besoj se do të zgjidhet ,zgjidhje konkrete do të ketë shumë shpejtë shpresojmë se do të angazhohen edhe në Qeverinë e vendit do të sillet njëfarë vendimin qe do të dëmshpërblehet pronari i dyqaneve apo të bëhet kompensimi me 2 dyqane të tjera të cilat janë në pronësi të shtetit”, tha për Alsat M drejtori i Muzeut të Alfabetit, Nuer Arsllani,

Drejtori Arsllani konfirmon se për ndryshimin e gjendjes në muzeun që vuri themelet e alfabetit shqip interes nuk shpreh Tirana dhe as Prishtina. Në këtë muze punojnë vetëm 7 persona, ndërsa kërkesat për punësime të reja, viteve të kaluara nga Ministria e Kulturës janë refuzuar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit

Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit

Lajme
Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008

Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
“O vlla, unë i bëj vetëm për mik këto punë” - zbardhen përgjimet se si punonjësi i Gjykatës së Korçës falsifikonte dokumente për çuar edhe drogë në Angli

“O vlla, unë i bëj vetëm për mik këto punë” - zbardhen përgjimet se si punonjësi i Gjykatës së Korçës falsifikonte dokumente për çuar edhe drogë në Angli

Lajme
Ambasadori Hovenier takon KFOR-in amerikan, flasin për sigurinë në Kosovë

Ambasadori Hovenier takon KFOR-in amerikan, flasin për sigurinë në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori