LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, sindikata e ndërtimtarisë kërkon komision për përmirësimin e të drejtave të punëtorëve

Maqedoni, sindikata e ndërtimtarisë kërkon komision për përmirësimin e të drejtave të punëtorëve

Sindikata e pavarur e punëtorëve në ndërtimtari, inxhinierëve dhe tregtarëve në ndërtimtari kërkon nga Ministria për punë dhe politikë sociale të formojë komision të posaçëm që do të punojë për përmirësimin e të drejtave të punëtorëve, të cilët, siç thonë nga kjo sindikatë, nuk respektohen me vite në të gjithë sektorët dhe në veçanti në sektorin e ndërtimtarisë.

“Kërkojmë të krijohet shërbim ligjor që do të interesohet për ndryshim të Ligjit për marrëdhënie pune, në pjesën e të drejtave të punëtorëve, pagën më të ulët të garantuar për orë pune, si dhe të ndryshohen dispozitat e lidhjeve sindikale”, tha kreu i kësaj sindikate, Atanas Trajkovski.

Trajkovski kërkoi përforcim të mbikëqyrjeve inspektoriale në sektorin e ndërtimtarisë ku thotë se ekziston konkurrencë të padrejtë me angazhimin e personave nga shtete tjera të cilët pranojnë pagën në dorë, pa asnjë regjistrim./Telegrafi/