LAJMI I FUNDIT:

Greminger: Angazhimet për zbatim të reformave ofrojnë mundësi për përparim

Greminger: Angazhimet për zbatim të reformave ofrojnë mundësi për përparim

Tejkalimi i suksesshëm i krizës politike dhe përpjekjet aktuale për zbatim të agjendës refomatore të Qeverisë ofrojnë mundësi unike për përparim, ka porositur Sekretari gjeneral i OSBE-së, Thomas Gremniger, gjatë vizitë së tij dy ditore në Shkup, që përfundoi dje.

Sekretari gjeneral, siç informojnë nga OSBE, është takuar me presidentin Gjorge Ivanov, kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, kryeministrin Zoran Zaev dhe ministrin e punëve të jashtme, Nikolla Dimitrov, si dhe me përfaqësues të lartë të grupeve parlamentare dhe përfaqësues të shoqërisë civile.


“Të gjithë pjesëmarrësit duhet të bashkojnë forcat për përforcimin e proceseve demokratike dhe kthimin e besimit në institucionet e vendit, duke vendosur mekanizma efektiv për kontroll”, ka thënë Greminger.

Greminger ka inkurajuar hapa të mëtutjeshëm për ndërtim të shoqërisë kohezive dhe vazhdimin e zbatimit të Marrëveshjes kornizë të Ohrit. I ka përshëndetur angazhimet për përmirësim të marrëdhënieve fqinjësore, duke përfshirë edhe marrëveshjen e nënshkruar me Bullgarinë.

Gjatë vizitës në Maqedoni, gjatë së cilës u shënuar 25 vjetori i Misionit, Greminger u shoqërua nga kreu i Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadorja Nina Suomalainen dhe realizoi takime me të punësuarit në Mison./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Deklarimi i pasurisë së Kurtit, Miftaraj thotë se ai po investon në Norvegji

Deklarimi i pasurisë së Kurtit, Miftaraj thotë se ai po investon në Norvegji

Lajme
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Lajme
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Gjendet 12-vjeçari nga Shtimja që ishte raportuar i humbur

Gjendet 12-vjeçari nga Shtimja që ishte raportuar i humbur

Lajme
Dritëhije mbi kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për pushimin e çështjes për bashkëshortin e ministres Ibrahimaj

Dritëhije mbi kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për pushimin e çështjes për bashkëshortin e ministres Ibrahimaj

Lajme
Kalo në kategori