Suksesi në shitje varet 80% prej qasjes pozitive mendore dhe vetëm 20% nga strategjia dhe taktika e shitjes.
Gjëja më me rëndësi në jetën tonë është se si të qasemi dhe si ta shprehim në secilën ditë qëndrimin kur komunikojmë me njerëzit. Kjo është shumë e rëndësishme në sukses si në shitje ashtu dhe në jetë.
Qasja me qëndrim negativ do t’ju çojë në hidhërim, raporte të dobëta, vështirësi në punë dhe shëndet të dobët.
Sipas mjekut japonez 104 vjeçar Shigeaki Hinohara, energjia nuk vjen nga fjetja e shumtë dhe ushqimi i mirë, ajo vjen nga ndjenjat pozitive mendore. Do të jeni më të lumtur dhe energjik nëse eliminoni rregullat strikte, silluni si fëmijët – argëtohuni shumë deri sa të ndjeni urinë ose t’ju zërë gjumi.
Prej nga vjen qëndrimi negativ, njerëzit, puna, trafiku, etj. Po e vërteta është që ajo vjen nga vete ne. Ne zakonisht fajësojmë të tjerët dhe rrethanat, por e vërteta është që ne jemi përgjegjës. Pasojat e qëndrimit negativ do t’ju shkatërrojnë. Më e keqja është stresi si rezultat i kësaj dhe si shkaktar i të gjitha sëmundjeve. Stresi shpejtë shndërrohet në depresion, pagjumësi, etj. Tani, a do e zgjidhni qasjen negative?
Shitësit me qëndrime negative vazhdimisht luftojnë dhe kanë vështirësi në arritje të shitjeve, dhe këtë e arsyetojnë me thënien: “Unë nuk jam negativ, por kam qasje reale.” Ky është arsyetimi i zakonshëm i të qenit negativ.
Të gjithë duan të rrethohen me njerëz pozitiv. Në shitje klientët dëshirojnë të blejnë nga njerëzit me qëndrim pozitiv të cilët kanë vetëbesim në atë që shesin dhe që i ndihmon konsumatorët të mbeten të kënaqur gjatë procesit të blerjes. Qëndrimi mental pozitiv do ju ndihmoj të ndërtoni raporte të mira me klientët dhe njerëzit që punoni, të jeni më të lumtur dhe më të suksesshëm në shitje. Njerëzit nuk dëshirojnë t’ju shitet, por ata duan të blejnë vetë dhe të posedojnë.
Qëndroni larg nga njerëzit me qëndrim mental negativ, të keni parasysh që ata përveç se kanë ndikim të keq te ju edhe do t’ju tërheqin në shoqëri të nivelit dhe bindjeve të tyre. Prej tyre zakonisht dëgjoni vetëm lajme të këqija, thashetheme për njerëz të ndryshëm, ankesa pafund dhe gjithçka i ndodh vetëm atyre.
Dhe në realitet nuk i kanë punët edhe aq keq sa flasin, por ju ka kaluar në shprehi kjo puna e qëndrimit mendor negativ me gjitha këto ankesa. Kjo qasje negative dhe shumë raste me inat i mban peng që të vuajnë ata dhe njerëzit përreth tyre e të mos zhvillohen.
Kështu shpërndahet qëndrimi negative. Ata zakonisht kanë shumë vlera të cilat nuk i shohin para syve si shëndetin e mirë, kanë familje të mirë, kanë punën, bashkëpunëtorët, miqtë, rrethohen me plotë dashuri dhe shumë të mira të tjera të cilat nuk ia del dot t’i numërosh dhe për të cilat duhet të ishin mirënjohës.
E vetmja gjë që duhet të thonë është unë mundem dhe të përpiqen të japin më të mirën e mundshme. Për ata që nuk dinë, mund të mësojnë çdo gjë duke filluar nga shumëllojshmëria e librave, audio librave, internetit, seminareve, etj.
Pra e vetmja gjë që ju nevojitet është vullneti i veprimit dhe të largohen nga zona e komfortit.
Kur qëndroni me një person me gjendje mendore negative, pavarësisht sa pozitiv mund të jeni ju, prapë se prapë do të bini në nivelin e negativitet. Askush nuk dëshiron të jetë në praninë e njerëzve negativë, nga ata largohen jo vetëm klientët por edhe miqtë e tyre.
Shoqërohuni me njerëz pozitivë dhe merrni shprehitë e tyre të mira.
Të qenit pozitiv nuk është aspak e lehtë, sepse ata marrin përgjegjësi për situatën e tyre dhe e shohin botën si një vend të mirë dhe me mundësi të pafundëta. Gjëja e vetme në jetë që mund t’a kontrolloni është përzgjedhja e gjendjes mentale pozitive ose negative. Mësohu dhe ushtroje gjendjen mentale pozitive dhe do të lumturohesh duke i parë vlerat që na rrethojnë në jetë.
Për më tepër informacione, pyetje, për trajnime individuale ose të dedikuara për kompaninë tuaj, mund të më kontaktoni në adresat e mëposhtme:
Email: denis.gafuri@smardonline.com
Twitter: @DenisGafuri
LinkedIn: https://www.linkedin.com/in/denis-gafuri-1a174334
Facebook: https://www.facebook.com/denis.gafuri
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViktimat e aksidentit në Çubrel të Skenderajt janë nga Peja, Muhaxheri: Humbje e madhe - ngushëllime familjes Gashi
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Endrick plus para: Oferta e madhe e Real Madridit për transferimin e yllit kolumbian
Neymar arrin marrëveshje me klubin e ri, zyrtarizimi çështje ditësh
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës