Black Friday është me 24 Nëntor. Përgatitjet kanë filluar, njerëzit kanë bërë listat e tyre, i kanë ndarë artikujt të cilët do t’i blejnë të premten, dhe e kanë ndarë buxhetin. Ju, nëse ende nuk keni filluar përgatitjet, shanset janë që do të përfundoni në një qendër tregtare, në turmat e padurueshme dhe zhurmët e bebeve që po kërkojnë ofertën më të mirë.
Ju nuk doni të përfundoni ashtu.
Tek Gjirafa, kemi filluar përgatitjet për Të Premten E Zezë, dhe e pamë të rrugës që të ju ofrojmë disa këshilla që do t’ju ndihmonin në përgatitje, apo të paktën t’ju përkujtojmë që kjo ditë po afrohet, edhe pse me siguri mesazhet dhe e-mailat e parë veç kanë filluar të vijnë. Le të shohim se çfarë mund të bëjmë.
Filloni herët
Planifikimi duhet të fillojë herët. Kur është herët? Dje. Sot është e pranueshme. Nesër është shumë vonë. Gjeni çfarë do të blini. Nëse ju ende blini duke i vizituar fizikisht dyqanet në qendra tregtare e rrugë të frekuentuara, ju duhet të filloni t’i vizitoni ato dhe të gjeni gjërat që ju pëlqejnë. Nëse ju i kryeni blerjet duke mos lëvizur nga karrigia, online, kemi një lajm të mirë për ju. Në Gjirafa50.com ju keni mundësinë që të krijoni një listë dëshirash me produktet që ju pëlqejnë dhe për Black Friday (E Premtja e Zezë) do të mund t’i blini të gjitha me vetëm një klikim. Aq thjeshtë.
Kontrolloni çmimet
Tashme të gjithë e dimë që Black Friday do të thotë zbritje. Që do të thotë që do të blejmë gjëra me çmim të lirë. Që do të thotë që do të kursejmë duke blerë gjëra që na duhen (ndonjëherë edhe ato që nuk na duhen, por ajo është një tjetër temë). Por, të gjithë e dimë që jo të gjitha bizneset luajnë aq fer. Kështu që, keni kujdes dhe kontrolloni çmimet e gjërave që dëshironi para të Premtes, në mënyrë që ju të mos blini diçka që do të mund ta blinit çdo ditë, me çmim të njëjte, apo ndoshta diçka të cilën do ta gjeni edhe më lirë në një dyqan tjetër, madje edhe në një ditë të zakonshme, të bardhë, pa zbritje.
Ndërtoni ekipin.
Nëse jeni 2-3 shokë apo më shumë, dhe të gjithë keni të ardhura, ju me siguri që keni vendosur të blini për Black Friday. Ju me siguri do të blini gjëra të ndryshme, në vende të ndryshme, prandaj do t’ju duhet të ndaheni. Nuk është lamtumirë, mos u brengosni. Ndërtojeni ekipin, caktoni rolet, caktoni oraret, bashkojini paratë, gjejini ofertat, kontrolloni çmimet, dhe bëhuni gati për “Të Premten e Zezë”. Atë ditë, rrini gati që secili të kryej pazaret në qendrat e dyqanet e ndryshme tregtare, ndërsa njeri prej jush sigurisht që do të blejë online. Duke e pasur parasysh që blerësi online do ta ketë më të lehtë, propozojmë që të hidhet short për atë rol.
A kthehet çka blihet?
Ne të gjithë jemi të njoftuar me dyqanet “Gjithçka 1.5 EURO”. Politika e tyre mbi kthimin e mallrave që blihen aty (zakonisht me kualitet të dobët) është “Malli që blihet nuk kthehet”. Sigurisht i keni parë ato shenja, dhe zakonisht as që tentoni që aty të ktheni produktin me të cilin nuk jeni ndarë të kënaqur. Madje as veturën me telekomandë që keni blerë për nipin apo fëmijën tuaj, e e cila ka pushuar së punuari pas 10 minutash. Sigurohuni që dyqanet ku blini, qofshin ato online apo dyqane fizike, ta kenë në politiken e tyre të të bërit biznes mundësinë për kthimin e mallrave për një apo tjetër arsye. Nuk ju duhet një shitore “Gjithçka 1.5 EURO” ne listën tuaj të Black Friday.
Caktoni buxhetin
Dijini limitet e juaja. Të gjithë kemi nevoje ndonjëherë për borxhe të vogla, mirëpo të gjithë duhet t’i dimë limitet tona të shpenzimit dhe të mos dalim nga ato. Shpenzimet janë ndër rastet e rralla kur Limiti Nuk Është Qielli. Prandaj, caktoni buxhetin, ndajeni në sektorë, vendosni për gjërat që do të blini, vendosni buxhetin për blerje të rastësishme, dhe mos dilni nga ai plan. Jeta vazhdon edhe pas Black Friday. Gjirafa50 do të jetë ende këtu.
Po shpresojmë që sado pak të ju kemi ndihmuar në marrjen e vendimit rreth aktiviteteve të kësaj dite. Black Friday është “festë” e re në Kosovë, më së shumti për shkak të ndryshimit të mënyrës së konsumimit, por edhe për shkak të ndikimit perëndimor. Black Friday ka filluar në Amerikë, në vitin 1958. Kjo ndodh në ditën pas ditës se falënderimeve, dhe shënon fillimin e sezonës së blerjeve për Krishtlindje. Tash, ajo festohet në shumë shtete si Kanada, Angli, Meksikë, Gjermani, Francë, Romani etj. Black Friday është rast i mirë për konsumatorët që të blejnë më lirë, dhe është rast i mirë për bizneset që… të bëjnë biznes. Ndërsa ju, bëhuni gati, pritni me durim deri me 24 Nëntor, dhe deri atëherë krijoni listën e dëshirave tuaja në Gjirafa50.com. Do të ja vlejë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMusk thotë se të gjitha të dhënat njerëzore për trajnimin e AI janë ‘shteruar’ - çfarë propozon ai?
Apple mbrohet: Siri nuk u dërgon reklamuesve të dhënat e përdoruesit
Meta nën akuza për shkelje të të drejtave të autorit
TikTok drejt mbylljes, paralajmëron ndalimin në SHBA nëse nuk anulohet vendimi për shitjen e tij
Nëse keni një iPhone, sigurohuni që të instaloni iOS-in më të fundit
Shihet në foto TV i ardhshëm 8K i Samsung, është plotësisht pa kroniza
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025