LAJMI I FUNDIT:

Kriza në Zimbabve, Mugabe refuzon të dorëhiqet

Kriza në Zimbabve, Mugabe refuzon të dorëhiqet

Presidenti i Zimbabvesë, Robert Mugabe, i cili sundon prej 30 vjetësh, raportohet se nuk pranon të dorëhiqet menjëherë, pavarësisht thirrjeve që të lërë detyrën.

93-vjeçari u vendos nën arrest shtëpie pasi ushtria mori kontrollin e vendit të mërkurën mes betejës së brendshme se kush do ta pasojë.


Zyrtarë të ushtrisë thanë se po diskutojnë me presidentin Mugabe për hapat që do të merren, ndërsa raportuan se deri tani kanë arrestuar kriminelë që shërbenin në ekzekutiv, por pa dhënë emra.

Sipas mediave, disa zyrtarë të lartë kanë rënë në pranga, ndërsa të tjerë janë në arrati.

Në një komunikatë për media, ushtria bëri me dije se do të informojnë popullin për rezultatin e bisedimeve me Mugaben sa më shpejt që të jetë e mundur.

Lideri i opozitës në Zimbabve, Morgan Tsvangirai tha se është në interesin e popullit që Mugabe të dorëhiqet menjëherë.

Ushtria ndërhyri pasi Mugabe shkarkoi zëvendësin e tij Emmerson Mnangagëa, duke treguar qartë se drejtimin e partisë dhe presidencën do t’ia linte gruas së tij Grace Mugabe.

Sipas ushtarakëve, partia, shteti dhe vendi nuk janë pronë e askujt dhe s’mund të trashëgohen.

Analistët thonë se nëse Mugabe bindet që të japë dorëheqjen, kjo do t’i jepte legjitimitet ndërhyrjes dramatike të ushtrisë, të cilën kjo e fundit refuzon ta quajë grusht shteti.

Në rrugët e kryeqytetit të Zimbabvesë Harare apo në qytete të tjera është e zorshme të gjesh një qytetar që të dojë qëndrimin e Mugabes në pushtet, por negocimi i largimit të tij dhe arritja e një marrëveshje tranzicionale, mund të kërkojë kohë, ndërsa vendi është zhytur në paqartësinë që solli ndërhyrja e ushtrisë. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Lufta në Ukrainë nuk duket se do të përfundojë së shpejti – paralajmëron shefja e inteligjencës kombëtare amerikane

Lufta në Ukrainë nuk duket se do të përfundojë së shpejti – paralajmëron shefja e inteligjencës kombëtare amerikane

Botë
Kalo në kategori