LAJMI I FUNDIT:

Rebelohet ushtria, merr kontrollin e televizionit shtetëror në Zimbabve (Video)

Rebelohet ushtria, merr kontrollin e televizionit shtetëror në Zimbabve (Video)

Ushtria e Zimbabve ka marrë kontrollin e televizionit shtetëror dhe ka thënë se ka vënë në shënjestër njerëzit pranë Presidentit Robert Mugabe që i kanë shkaktuar popullit “vuajtje sociale dhe ekonomike”.

Një gjeneral mohoi që ngjarja të ishte grusht shteti dhe shtoi se Presidenti Mugabe është i sigurt, por nuk tha se ku.

Të shtëna me armë të rënda dhe artileri janë dëgjuar në kryeqytetin Harare, përcjell tvklan.al.


Presidenti Mugabe 93 vjeç ka dominuar skenën politike të këtij shteti të varfër që kur u shkëputën nga Mbretëria e Bashkuar në vitin 1980.

Zyra e Jashtme e Britanisë së Madhe ka këshilluar shtetasit e saj që ndodhen në kryeqytetin Harare që të qëndrojnë në shtëpi deri sa situata të bëhet më e qartë.

Po kështu edhe ambasada amerikane në Zimbabve njoftoi qytetarët e vet që të strehohen në vende të sigurta deri në një njoftim të mëtejshëm.

Në trend Botë

Më shumë
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Evropa

"Heil Tesla": Foto e diskutueshme e Muskut, projektohet në fabrikën e Teslas në Berlin

Evropa
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Evropa
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

Botë
Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1

Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1

Botë
Autoritetet e Serbisë i mbyllin punonjësit brenda ndërtesave qeveritare - nuk i lejojnë të marrin pjesë në grevën e përgjithshme

Autoritetet e Serbisë i mbyllin punonjësit brenda ndërtesave qeveritare - nuk i lejojnë të marrin pjesë në grevën e përgjithshme

Serbia
Kalo në kategori