LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, projekt për prodhimin e energjisë elektrike nga energjia diellore në amvisëri

Maqedoni, projekt për prodhimin e energjisë elektrike nga energjia diellore në amvisëri

Matja e rrjetit, që amvisërive me sisteme të vendosura fotovoltaike u mundëson të shesin tepricën e energjisë elektrike nga prodhimi i energjisë elektrike është në fillim në Maqedoni. Në shtet nuk ekziston mundësi ligjore për një gjë të këtillë dhe për këtë shkak organizatat qytetare propozojnë vendosjen e kësaj mase në Ligjin e ri për energjetikë, që është në përgatitje.

Organizatat qytetare kërkojnë t’u mundësohet amvisërive pa hapur kompani, vetëm me marrëveshje me distributorin, të kyçen me rrjetin dhe ta shesin në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike.

Sipas Sonja Ristevskës, e cila është autore e studimit “Matja e rrjetit në RM, mundësitë, perspektivat, shembujt – si deri në energji më të pastër” fitimet nga vendosja e kësaj mundësie janë të mëdha sepse amvisëritë so t’i ulin faturat për energji elektrike, do të ketë humbje më të vogla dhe rënie në rrjetin elektro-shpërndarës veçanërisht në ditët me konsum më të madh të energjisë elektrike dhe çfarë është me rëndësi më pak do të ndotet mjedisi i jetesës.


Nga vendosja e një mase të tillë fitime do të ketë edhe shteti sepse burimet ripërtëritëse të energjisë nuk ndot, siç është qymyri, dhe nga ana tjetër, duke u dhënë familjeve mundësi ta shesin energjinë e tepërt elektrike, do të arrihet stabiliteti më i madh në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike.

Përveç Sllovenisë, e cila para dy viteve e vendosi këtë masë, Maqedonia është pak më përpara nga vendet e tjera në rajon sepse, siç thekson Ristevska, seriozisht po bisedohet në këtë temë.

Për implementimin e plotë të një mase të tillë në Maqedoni, është e nevojshme të rritet ndërgjegjësimi publik tek qytetarët të cilët, nëse do të vendosnin sisteme të prodhimit të energjisë elektrike dhe do të shesin energji elektrike, atëherë përdorues pasivë do të bëheshin faktorë aktivë në prodhimin e energjisë elektrike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Lajme
Kalo në kategori