LAJMI I FUNDIT:

Në Greqi vendoset për ekstradimin e Grujevskit dhe Boshkovskit

Në Greqi vendoset për ekstradimin e Grujevskit dhe Boshkovskit

Kërkesa për ekstradimin e Goran Grujevskit, ish-shef i Drejtorisë së pestë dhe Nikolla Boshkovski nga DSK-ja, është në duart e Prokurorisë në Selanik.

Prokuroria greke në Selanik disa ditë po i shqyrton akuzat, rivlerëson provat dhe vërteton se për çfarë i kërkon të dyshuarit drejtësia maqedonase për ti gjykuar.

Nga Komiteti grek për bashkëpunim ndërkombëtar, për TV 24 kanë vërtetuar se dokumentacionin është duke e shqyrtuar organi gjegjës. Se kur do të ekstradohen dy agjentët të cilët Maqedonia i kërkon për ti dënuar për aferën e përgjimeve, do të vendos Prokurori përkatës.


“I kemi pranuar dokumentat para disa ditëve dhe ato janë dërguar te prokurori në Selanik, por më shumë informacione për rreth lëndës nuk mund t’ju japim”, thonë nga Komiteti për bashkëpunim ndërkombëtar gjyqësor.

Në ndërkohë, dy të akuzuarit po i kalojnë ditët në burgun hetues në Selanik ku po vuajn paraburgim ekstradues dhe presin që më 1 dhjetor të gjykohen edhe në Greqi për posedimin e pasaportave të falsifikuara bulgare.

Nuk përjashtohet mundësia që në ndërkohë të kërkojnë azil politik në Greqi, ndërsa pritet që edhe në gjykimin e 1 dhjetorit në gjykatën e Selanikut të thirren në persekutim politik./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Lajme
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore

Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore

Lajme
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27-vjeçarit të zhdukur më 24 dhjetor

FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27-vjeçarit të zhdukur më 24 dhjetor

Lajme
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale

Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Kalo në kategori