Çmimet e konsumit në Kosovë shënuan rritje për 0.2% në muajin tetor, krahasuar me muajin shtator, si rezultat i ngritjes së çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra 1.5%, qumësht, djathë dhe vezë 1.8%, perime 4.1%, ka njoftuar sot Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).
Sipas ASK-së, ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: pemë -3.9%, shërbime për transport -6.1%, rënia e çmimit të biletave me aeroplan me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0.2% në IHÇK.
Shkalla e inflacionit e matur në muajin tetor 2017 me muajin tetor 2016 ishte 0.9%. Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 0.9% në muajin tetor 2017, krahasuar me muajin tetor 2016.
Kjo kryesisht është shpjeguar me disa ndryshime të çmimeve të artikujve dhe shërbimeve te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it.
Ngritje e çmimeve të konsumit vërehet te nëngrupet: bukë dhe drithëra 2.9%, mish 0.7%, qumësht, djathë dhe vezë 1.9%, vajra dhe yndyra 3.4%, pemë 10.7%, kafe, çaj dhe kakao 9.9%, ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet 1.2%, duhan 7.3%, përdorim i pajisjeve për transportin personal 2.2%, ngritje e çmimit të naftës dhe benzinës, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.3 % në IHÇK.
Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve në këtë periudhë te nëngrupet: rrymë, gaz dhe lëndë djegëse të tjera -3.4%, rënie e çmimit të energjisë elektrike në muajin tetor 2017 për -9.5%, krahasuar me tarifat dimërore të muajit tetor të vitit 2016, blerje e automjeteve -1.5%, shërbime për transport -4.3%, rënia e çmimit të biletave me aeroplan, pajisje audio-vizuele, fotografike për përpunimin e informatave -6.5%, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0.4% në IHÇK. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Kurti: Investimi në KEK synon të rrisë kapacitetin e prodhimit, mbi 137 milionë euro për modernizimin e Njësisë A3
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova