LAJMI I FUNDIT:

Nënën e katër fëmijëve të tij e mbajti të mbyllur për gjashtë vite si skllave seksi, publikohen pamjet kur e shpëton policia (Foto/Video, +16)

Nënën e katër fëmijëve të tij e mbajti të mbyllur për gjashtë vite si skllave seksi, publikohen pamjet kur e shpëton policia (Foto/Video, +16)

Policia është duke hetuar rastin e burrit që kishte mbajtur nënën e katër fëmijëve të tij si të burgosur dhe skllave seksi, për më shumë së gjashtë vite – duke mos e lënë të del jashtë shtëpisë.

Rinat Bilyanov është arrestuar nga policia ruse, për shkak të akuzave për rrahje dhe torturim psikik të partneres së tij Lilia, fëmijët e të cilëve kishin lindur që kur ajo është mbajtur e “burgosur”, transmeton Telegrafi.


Dyshja ishin njohur në një faqe kur takohen myslimanët Tatar. Kjo grua në të 20-at, ishte mbyllur në apartamentin i cili muret e dhomave i kishte të betonit kurse dritaret e mbyllura me dërrasa, kështu që për gjashtë vite ajo nuk kishte parë dritë natyrale me sy në rajonin Pushkino të Moskës.

Avokati i saj ka deklaruar se ajo kishte mbetur katër herë shtatzënë gjatë këtyre viteve të “ferrit”.

Gjatë kësaj jave ajo ka arritur t’i telefonojë policisë të cilët menjëherë u shfaqen në vendin e ngjarjes, dhe e shpëtuan së bashku me katër fëmijët e saj që ishin mbyllur në apartament.

“Kemi qëndruar të mbyllur për gjashtë vite. Nuk kam mundur të dal askund. Kurse vajza ime e vogël ka pasur rastin që gjatë këtyre viteve të dal njëherë jashtë”, ka deklaruar ajo.

“Bashkëshorti” i saj me raste i nxirrte jashtë fëmijë, por atë e mbante të mbyllur brenda apartamentit të vogël.

“Ai më godiste me shkop të drurit pa pikë mëshire. Rinat i thoshte birit tonë Ruslanit se kur të rritet duhet të vazhdojë të më rrah ashtu siç e kishte bërë ai”, ka shtuar gruaja e cila i tregonte gazetarit mavijosjet nëpër trup. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Arrihet pajtueshmëri për tekstin përfundimtar të rezolutës për Srebrenicën

Arrihet pajtueshmëri për tekstin përfundimtar të rezolutës për Srebrenicën

Bosnja
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Botë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Si një luaneshë, nëna kolumbiane i dha një goditje 'fluturuese' hajdutit për ta mbrojtur djalin e saj

Si një luaneshë, nëna kolumbiane i dha një goditje 'fluturuese' hajdutit për ta mbrojtur djalin e saj

Amerika Latine
Kalo në kategori