LAJMI I FUNDIT:

Deponia e Strugës vazhdon të mbetet shqetësim për qytetarët

Deponia e Strugës vazhdon të mbetet shqetësim për qytetarët

Banorët e Strugës ditëve të fundit janë përballur me një tym të dendur dhe erë të keqe që vinte nga deponia e cila vazhdon të paraqes shqetësim tejet të madh për Strugën dhe banorët e saj.

Deponia në fjalë jo vetëm që nuk dislokohet, por dita ditës po bëhet edhe më e madhe, pasi siç shprehen nga sektori joqeveritarë, këtu sillen nga 100 kamionë me mbeturina.

“Thuajse gjysmë viti nga investimi i paralajmëruar nga qeveria prej 12 milionë denarëve për zgjidhjen e problemit me deponinë, tani këtu mbeti vetëm konstruksionet e metalta ku duhet të ndërtohet objekti për kontejnerët ku do shtypeshin mbeturinat dhe më pas të dërgohen në deponinë Drisla në Shkup”.


Ndonëse kryetari i ri i Strugës akoma nuk është ulur në kolltukun e tij, nga Nisma qytetare “Mjaftë”, tashmë kanë dërguar kërkesë deri te Ramiz Merko me të cilën kërkojnë takim urgjent në të cilin do bisedohej për problemin në fjalë.

“Gjëja e parë pasi ta marrë detyrën dhe të fillojë t’i zgjidhë problemet, është të merret me zgjidhjen e problemit më të madh, deponinë. Ajo që kërkojmë është të ndërpriten aktrimet politike, gjegjësisht, të përfshihen të gjitha subjektet politike dhe institucionet që në mënyrë më efikase të zgjidhet problemi”, u shpreh Valentina Jovanoska, “Mjaftë”.

Struganët dhe turistët shpresojnë se problemi do të zgjidhet.

Nismat qytetare nuk e përjashtojnë mundësinë t’i aktivizojnë të gjitha mekanizmat demokratik që kanë në dispozicion nëse nuk arrihet një zgjidhje institucionale e problemit, duke thënë se durimit të tyre po i vjen fundi.

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Lajme
Kalo në kategori