LAJMI I FUNDIT:

I vazhdohet paraburgimi pronarit të kompanisë që dyshohet se prodhoi gaz pa licencë për QKUK-në

I vazhdohet paraburgimi pronarit të kompanisë që dyshohet se prodhoi gaz pa licencë për QKUK-në

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar paraburgimin edhe për një muaj pronarit të kompanisë “Bubeari Komerce”, Naser Gurit, i cili dyshohet se prodhoi pa licencë gazin oksidul N20, me të cilin furnizohej QKUK’ja, e si pasojë e të cilit dyshohet se kanë vdekur 3 pacientë.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka pranuar kërkesën për vazhdimin e paraburgimit për Naser Gurin. Themelorja ka vendosur masën e vazhdimit edhe për një muaj. Guri është arrestuar për rastin e tri vdekjeve të dyshimta në QKUK, pasi furnizonte klinikat me gaz oksidul të prodhuar pa licencë në Kosovë.

Këtë e ka konfirmuar të dielën për Gazetën Express, avokati i Gurit, Bajram Tmava, i cili tha se për vendimin e Gjykatës Themelore ka bërë ankesë në Apel.


“Është vazhduar masa e paraburgimit dhe unë kamë bërë ankesë për këtë çështje në Gjykatën e Apelit”, ka thënë Tmava.

Ai e quan të pakuptimtë vendimin e Gjykatës Themelore për vazhdimin e paraburgimit dhe thotë se klienti i tij Naser Guri edhe po të ishte në liri nuk do të mundë të ndikonte në prova.

“Nuk ka pasur bazë që të vazhdohet paraburgimit, pavarësisht se çka ka ndodhur. Krejt çka duhet, duhet të sigurohen ekspertizat, për të cilat Guri edhe po të ishte në liri s’do të mund të ndikonte”, ka thënë ai.

Kompania e Gurit në Kaçanik, “Bubeari Komerc”, prodhonte gazin oksidul pa licencë, i cili deri më tani dyshohet të jetë shkaku i vdekjeve të tre pacientëve. Prokuroria ka marrë disa mostra të këtij gazi nga QKUK-ja për t’i kryer analizat, por deri më tani nuk ka pasur ndonjë rezultat.

Po ashtu janë duke u zvarritur edhe analizat e obduksionit të tre trupave të pacientëve të vdekur. Në QKUK dhe të gjitha spitalet regjionale në Kosovë, është hequr nga përdorimi gazi oksidul i prodhuar nga kompania ‘Bubeari’. Tenderin për furnizim me këtë lloj gazi e ka fituar kompania ‘’Medica”,  e cila e ka selinë në Prishtinë

Në trend Lajme

Më shumë
Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Lajme
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Aksident në Lipjan, vdes një person dhe një tjetër lëndohet

Aksident në Lipjan, vdes një person dhe një tjetër lëndohet

Kronika e Zezë
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Kalo në kategori