LAJMI I FUNDIT:

Bllokohet pika kufitare e Kakavijës, probleme me sistemin kompjuterik

Bllokohet pika kufitare e Kakavijës, probleme me sistemin kompjuterik

Problemet në sistemin kompjuterik të policisë kufitare greke, ka shkaktuar sot radhë të gjata në pikën kufitare të Kakavijës, në Gjirokastër si edhe në pikën kufitare të Kapshticës.

Sipas burimeve nga policia, mësohet se prej rreth shtatë orësh, pala greke nuk ka lejuar të kalojnë nga kufiri i Kakavijës, Kapshticës, si edhe Qafë Botës (Sarandë), persona që nuk kanë pasaportë greke apo të të një prej shteteve të BE.

Në radhë janë makina, autobusë dhe qytetarë, të cilët presin me orë të gjata të kalojnë në shtetin kufirin.  Burime nga policia e Korçës konfirmuan për ATSH se pati një zhbllokim të situatës rreth orës 8.00 të mëngjesit por më pas u bllokua sërish kalimi i qytetarëve.


Konsulli shqiptar në Janinë, Pervin Gjukuria i cili pas situatës së krijuar ka shkuar në pikën kufitare të Kakavijës është shprehur për mediat shqiptare se nga ana greke, shkak për këtë problem në pikat kufitare është bërë rënia e sistemit të kontrollit të pasaportave të Greqisë.

Sipas konsullit  Gjukuria kjo situatë është me të gjitha pikat kufitare dhe jo vetëm në Kakavijë.

“Komunikimi zyrat nga ana greke është se ka rënë sistemi me Shqipërinë për të gjitha pikat kufitare. Na vjen keq për situatën, po punojmë për të zgjidhur situatën:”, është shprehur konsulli shqiptar në Janinë, i cili ka mbërritur në pikën doganore të Kakavijës.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori