Shqiptari i Kosovës dhe Shqipëria e tij kuazi-reale: Këndon për Enverin e flet për gjyshin ballist!

Për një shqiptar të Kosovës të gjeneratës time, imazhi mbi Shqipërinë para se ajo të hapej, ishte i mjegullt, idilik, ideal në mendje, i konstruktuar pak nga ndikimi i familjes më vonë edhe i rrethit, pak nga dashuria e natyrshme. Ishte të gjitha këto së bashku, por sërish mbi të gjitha enigmatik. Shqipëria ishte pjesa e lirë e atdheut; ajo copëz ku shqiptarët po qeverisnin të pavarur.
Njëkohësisht mërzitesha se ajo ishte një botë e ndaluar për mua. Mund të shkoje nëpër gjithë botën, por jo aty ku flamuri i kombit tim valëvitej i lirë pa qenë e detyrueshme të shoqërohet me flamur tjetër tregues të supremacisë, siç ishte në Kosovë. Atëbotë nuk dija se ylli mbi shqiponjë ishte vetë simboli i robërisë.
Kontaktet e mija të drejtpërdrejta me Shqipërinë, përveç lektyrës shkollore të autorëve nga andej, veprat e të cilëve i botonte Rilindja, ishin ca filma në video-kaseta që m’i siguronte gjyshi im, mbi të gjitha “Nëntori i dytë” që e kisha shikuar pa kufij hera. Por, kontakti i vetëm i kohës reale ishte Televizioni Shqiptar, të cilin mund ta shikoja shumë rrallë, vetëm në raste kur për arsye që nuk i di, kishte pengesa teknike transmetimi i TV Beogradit. Autoritetet jugosllave të kohës, qëllimshëm kishin aranzhuar që TV Beogradi të ishte në të njëjtën frekuencë me Televizionin Shqiptar, në mënyrë që ta pengonte sinjalin e këtij të fundit. Diku nuk arrinte ta pengonte, por në qytetin tim po. E, sa herë kisha rastin të shikoj atë sinjal, qoftë edhe me pengesa, ngjallej shumë interesim. Isha fëmijë.
Pritshmërinë time goxha e rrënonte ajo zymtësi e spikerit dhe ai ritëm monoton njëtrajtshëm i lajmeve të çuditshme, ku dominonte një terminologji e stërmbushur nga fjalët “parti, punonjës, kooperativë, normë”. Kjo shkaktonte një neveri të fshehur në mua, që e fshihja edhe nga vetëtevetja se nuk doja të më cenonte imazhin e Shqipërisë së lirë. Por, pyetje të shumta prodhoheshin. Ajo çfarë shihja shpesh shkatërronte dëshirën që kisha si fëmijë, që Shqipëria duhej të ishte një vend perfekt. Ajo pjesa e lirë e atdheut tim të bëra copa, nuk duhej të kishte gabime. Pastaj, kur po shikoja në hartë, binte në sy prezenca dukshëm më e vogël e rrugëve atje në raport me rrjetin rrugor këndej në shtetin i cili po administronte pjesën time të atdheut, gjë që nuk përputhej me gjërat që dëgjoja. Kështu, ngadalë, ajo botë përtej kufirit më paraqitej enigmatike çdo herë e më shumë, gati vështirë e sqarueshme.
Dikur, këtë tentim të “rrënimit të” ëndrrës mbi Shqipërinë e zbuti në mua një emision që e dëgjoja rregullisht në radio. Më duket se vinte nga “Radio Tirana për bashkatdhetarë”. Së paku aty nuk shihja zymtësinë vizuale që e dalloja në TV. Në radio është më ndryshe; thjeshtë dëgjon vetëm zërin, kurse tingujt e këngëve, sidomos të atyre që atëherë i këndonte Fatime Sokoli e më vonë edhe Gëzim Nika, të krijonin një adrenalinë shtesë, për t’u vulosur me interpretimin e paharrueshëm të Luan Zhegut për Adem Demaçin. Këto ma bënin më reale lidhjen ndërmjet dy Shqipërive, asaj enigmatikes të mbyllur andej kufirit dhe kësaj të njohurës ku po jetoja e që e lënë e vetmuar kishte evoluar çdo herë e më shumë në identitetin e quajtur Kosovë.
Sporti nuk mund të ndahej as atëherë nga politika, posaçërisht jo futbolli. Atëbotë, një ndeshje futbolli ndërmjet Prishtinës dhe të tjerëve ishte më së paku futboll. KF Prishtina ishte bërë njësi matëse e rritës shqiptare në Jugosllavi. Kur me 1983 Prishtina shënoi fitore si mysafire kundër klubit më të madhe jugosllav, Crvena Zvezda, në tribuna të stadiumit, tifozët nga Kosova arrestohen për shkak të brohoritjes “EHO”. Sipas autoriteteve jugosllave, “EHO” ishte kamuflim i emrin të Enver Hoxhës me anë të një brohoritjeje sportive.
Si një shqiptar i Kosovës, ajo që së pari mbaj mend lidhur me futbollin shqiptar matanë kufiri, lidhet me Flamurtarin e Vlorës. Atëbotë pjesëmarrja shqiptare në futbollin në nivel kombëtaresh ishte shumë e dobët. Por, një futbolldashës kosovar që ka jetuar në atë kohë, nuk mund ta harrojë golin e Sokol Kushtës në Beograd. Flamurtari eliminoi Partizanin, klubin futbollistik të Armatës Jugosllave. Mbaj mend kremtimin e fitores së Flamurtarit. Ishte një lëkundje simbolike e supremacisë jugosllave kundrejt shqiptarëve dhe ngjalli besimin mbi forcën e Shqipërisë. Ky gëzim tejkaloi çdo gëzim të mundshëm që bënte Prishtina kur përplasej me ndonjërin nga klubet tjera.
E gjitha kjo ishte shumë vite para se vërtetë të shihja Shqipërinë enigmatike me sy të mi, e bashkë me të edhe gjithë traumën që kishin përjetuar shqiptarët andej, për të kuptuar se sa e pakuptimtë ishte dashuria e kosovarëve për Enverin – e ngatërruar aq pështjellur me dashurinë për Shqipërinë. Një dashuri shumë hibride dhe paradoksale në vetvete, ngase të duash Shqipërinë dhe atë që Shqipërinë e kishte shndërruar në burg, nuk kishte gjithaq kuptim. Aq më tepër nuk ka kuptim që kjo dashuri të kultivohet sot, siç po bëhet jo rrallë.
Koha mundëson retrospektivën; më qartë mund të bëhet një analizë tani kur shumëçka shihet. Qoftë edhe me tentime për t’u fshehur, e vërteta ngadhënjen. U shpërfaqën realitetet e reja, por jo të shkëputura nga realitetet e fabrikuara të së kaluarës. Shumëçka ka mbetur peng i së kaluarës. Kështu, në Kosovë kemi sërish prezent një miks perceptues të një kuazi-realiteti; një botë sureale, pa lëvizur nga mendjet. Vështirë të çlirohet njeriu nga “edukimi” dhe forma e mesazheve që dikur propagandonte makineria e socrealizmit në gjysmëshekullin aq të ngrirë politik, përfshirë këtu të gjitha segmentet, çdo cep të artit – pashmangshëm edhe letërsinë, muzikën, kinematografinë.
Dashuria për Enverin, e formësuar tani në “enverizëm”, arrin që edhe sot të mbajë gjallë bastionet e tij ideo-politike në Kosovë. Bastione të mbijetuara që mbesin të robëruara në një imazh të fantazuar të së kaluarës, i cili s’po zhbëhet as pas hapjes së perdes që bën të mundur për secilin të shohë qartë skenën e quajtur Shqipëria komuniste; atë skene të vuajtjes nëpër kampe internimi kolektiv të familjeve, të Musine Kokollarit, të Spaçit të skllavërisë, të Havzi Nelës… Pa mohuar këtu asnjëherë, gëzimet e rëndomta të shqiptarit, një jetë që ka mundur edhe të jetë e mirë e që rrënohej e tëra në momentin që agjenturat e pushtetit detektonin tek individi çfarëdo kundërshtie ndaj kornizave që i ishin vendosur jetës. Kundërshti të tilla, që s’kishin të bënin as me politikën, por që vinin nga cilido shpirt i lirë njeriu, piktorë, shkrimtarë, artist… cilido që donte më shumë liri e më pak uri.
Kuazi-realiteti i sotëm i relacioneve, për shumë shqiptarë të Kosovës më Shqipërinë është i përbërë nga dashuria e vjetër për Shqipërinë, ashtu siç ishte, bashkë me sistemin diktatorial, si dhe i emocioneve të sotme. Ky kuazi-realitet bartë dualizma kundërshtues njëri me tjetrin. Kështu, sot gati kudo në Kosovë, gjen një njeri i cili njëkohësisht kultivon respektin për Isa Boletinin dhe atentatorin Vasil Shantiq. Ky i fundit i paraqitur si Visar Shundo, i dha fund elitës së Boletinëve, kur vrau të fundit ushtarak të Boletinëve. Kinostudio “Shqipëria e re” glorifikonte militantin komunist, e madje paraqet edhe skenën e vrasjes së Boletinit të fundit ushtarak si diçka patriotike.
Pra, jo shumë dallim sikurse me dikë të cilin edhe sot mund ta gjejmë në Kosovë dhe i cili figurën e Enver Hoxhës apo Ramiz Alisë e ngre në piedestal, e njëkohësisht qanë për Masakrën e Tivarit e cila u bë me bekimin e Partisë Komuniste Shqiptare (më vonë Partia e Punës). I njëjti kosovar diku do të këndojë ende këngët për Enverin dhe partizanët e tij, e në anën tjetër flet për gjyshin e tij ballist të pushkatuar. Një indoktrinim kaq i thellë sa s’zhbëhet nga asnjë e vërtetë në gjithë këtë demistifikim të asaj historiografie të konstruktuar për nevoja politike.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Gjesti ka kapërcyer murin rrethues në shtëpinë e BBVA? Produksioni fik mikrofonat gjatë kohës që banorët e diskutojnë këtë çështje

"Do të bëj një rrezikim" - Gjesti e paralajmëroi një ditë më parë 'arratisjen' nga BBVA gjatë një bisede me Eglin?

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe