LAJMI I FUNDIT:

BPRM parashikon rritje të BPV-së për këtë vit prej 0.5 për qind, vitin e ardhshëm 3.2 për qind

BPRM parashikon rritje të BPV-së për këtë vit prej 0.5 për qind, vitin e ardhshëm 3.2 për qind

BPRM e rishikoi projeksionin e rritjes së BPV-së për këtë vit në 0.5 për qind, nga rritja projektuese në prill prej 2.5 për qind dhe qëndron në projeksionin paraprak për rritje të vitit të ardhshëm dhe vitin 2019 prej 3.2 për qind dhe 3.5 për qind.

“Duke pasur parasysh realizimet në gjysmën e parë të vitit bëmë korrigjim të rritjes për këtë vit. ndërsa e mbajtëm atë për dy vitet e ardhshme”, tha në konferencën e sotme për media guvernatori i BPRM-së, Dimitar Bogov.

Shtoi se pas rritjes negative në gjysmën e parë dhe informacionet për tremujorin e tretë të cilat tregojnë trendet negative në industri dhe ndërtimtari, pritet aktiviteti i fuqishëm në tremujorin e katërt të nxirret rritje prej 0.5 për qind.


BPRM, siç theksoi, gjatë përpilimit të projeksionit i ka marrë parasysh të dhënat nga Strategjia fiskale të shpallur vitin e kaluar, sepse ato kanë qenë informacionet e vetme të qasshme nga Ministria e Financave dhe theksoi se nëse ata ndryshohen kjo do të ketë ndryshime dhe ndaj projeksioneve të BPRM-së, duke shtuar se megjithatë bashkëpunimi me këtë institucione është i shkëlqyer.

Faktor bartës për rritjen në vitin 2017 janë eksporti dhe konsumi personal, në kushte të ripërtrirjes graduale të aktiviteteve investuese. Në afat të mesëm pritet kontribut më të madh ndaj rritjes edhe mëtej të ketë kërkesa vendore, me përjashtim të vitit 2017, kur kontribut më të madh ka neto eksporti.

BPRM e projektoi inflacionin në 1.3 për qind në vitin 2017 dhe rreth dy për qind në vitin 2018 dhe 2019.

Te depozitat dhe kreditë pritet rritje më e dobët dhe ai të arrij 3,6 për qind kundrejt projeksionit të prillit prej 4.2, te depozitat dhe 4.6 për qind kundrejt projeksionit nga prilli prej 5,2 për qind te rritja kreditore. Sektori bankar sipas guvernatorit mbetet stabil, likuid dhe me kapitalizim të lartë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?

Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?

Shëndetësi
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen

Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen

Kronika e Zezë
Zyrtari amerikan, Richard Verma pritet në takim nga presidentja Osmani

Zyrtari amerikan, Richard Verma pritet në takim nga presidentja Osmani

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Kalo në kategori